Më poshtë ju propozojmë një ushtrim të cilin mund ta realizoni me fëmijën tuaj.
Ushtrimi realizohet për zhvillimin e të menduarit logjik te fëmijët. Fëmija ftohet të vëzhgojë figurat dhe të gjejë lidhjen mes tyre, duke bashkuar ato që kanë marrëdhënie logjike. Objektet mund të lidhen sepse përdoren bashkë, i përkasin së njëjtës kategori ose plotësojnë njëri-tjetrin në përdorim. Ky aktivitet ndihmon në forcimin e vëmendjes, arsyetimit, pasurimit të fjalorit dhe aftësisë për të shpjeguar zgjedhjet e veta.
Mos harroni të na tregoni se si ja kaluat së bashku!
