Rreth Nesh

Shpesh si prindër ndihemi të sfiduar përballë problematikave emocionale dhe sjellore që fëmija mund të paraqesë. Në disa raste ne ndihemi fajtorë që nuk mund ta zgjidhim gjendjen e konsideruar si problematike vetë, ose në raste të tjera nuk dimë se ku ta kërkojmë këtë ndihmë.

Qëllimi ynë në Shërbime Psikologjike “Sol” është të ofrojmë dhe promovojmë Shërbimin Psikologjik si një mënyrë drejt mirëqenies së shëndetit mendor duke marrë në konsideratë se shpesh gjërat nuk shkojnë si ne i kemi planifikuar.
Mbështetja e ofruar prej nesh realizohet nga një staf profesional, i kualifikuar në ngecjet dhe problematikat e fëmijërisë.

Stafi ynë synon rritjen dhe mirëqenien e fëmijës tuaj përgjatë rrugëtimit që do të kemi sëbashku.

Gjithashtu paralelisht me ndërhyrjen te fëmija është dhe procesi i psiko-edukimit për prindërit në mënyrë që fëmija të përfitojë maksimalisht nga procesi i ndërhyrjes dhe prindi të mbështet në njohuritë për të përballuar situatën e konsideruar si shqetësuese apo problematike.

Çdo fëmijë është unik, ndaj vlerësimi dhe mbështetja sëbashku me procesin e ndërhyrjes terapeutike është e tillë.

Shërbimet Tona

Nëse jeni të shqetësuar mbi sjelljen, çështjet emocionale, sociale dhe zhvillimin e fëmijës tuaj, dhe nëse ju duhet ndihmë për të menaxhuar shëndetin e tyre mendor, atëherë na kontakto.

Shërbime Psikologjike “Sol” në fokus primar të saj ka shëndetin mendor të fëmijëve!

Terapi sjellje

Terapi arti dhe loje

Terapi grupi

Konsulta me prindërit

Psiko- edukim

Këshillim virtual

Trajnime

Asistim dhe vlerësim