Përfunduam sot më datë 13.04.2019, trajnimin “Menaxhimi i Sjelljes në Klasë” me pjesëmarrjen e Psikologëve Shkollor,  dhe Mësuesve Ndihmës.


Gjatë këtij trajnimi diskutuam jo vetëm mbi sfidat e problemeve sjellore në ambjentin e shkollës, shqyrtuam Vlerësimin Funksional të Sjelljes si dhe implementimin e Planit Individual të trajtimit si dhe rëndësinë e grupit multidisiplinar në shkollë për përpilimin e tij.
Pas tyre, kaluam në raste konkrete në formën e ushtrimeve për përpilimin e PEI.

Një ndihmë në këtë trajnim ishte dhe Lista e Kontrollit mbi Vlerësimin Funksional të Sjelljes për mësues dhe stafin e shkollës.


Në fund, loja me role (role play), duke simuluar problematika reale të hasura gjatë punës me fëmijët.