Sesioni Informues “Atashimi dhe Prindërimi”

“Kohët e fundit studimi mbi atashimin  është zgjeruar deri aty sa të përfshijë edhe lidhjet romantike të të rriturve. Lidhjet romantike të të rriturve mund të mendohen si skema interpersonale ose modele të brendshme punuese të lidhjeve romantike, që mund të përdoren për të shtuar besimin e një individi rreth disponueshmërisë dhe përgjegjshmërisë së partnerëve romantikë si dhe në parashikimin e sjelljes në marrëdhëniet interpersonale (Brennan, Clark, & Shaver, 1998). Përqasja dy dimensionale e atashimit romantik tek të rriturit shqyrton prezencën e ankthit të lidhur me frikërat e braktisjes dhe të marrëdhënieve romantike shmangëse të cilat bazohen në modelet individuale të vetes dhe të të tjerëve (Brennan et al., 1998). Dimensioni i atashimit shmangës mat ndjenjën e diskomfortit të personit kundrejt afërsisë dhe varësisë, ndërsa dimensioni i ankthit përqëndrohet tek ankthi që një individ ndjen lidhur me frikën e braktisjes. “