Rëndësia e lojrave në zhvillimin e fëmijëve
Lojrat me në qendër aktivitetet psiko-sociale janë të rëndësishme në fitimin, zotërimin dhe ruajtjen e sjelljeve të reja, dhe gjithashtu duke mbajtur në konsideratë kontesktin e marrëdhënieve interpersonale dhe ato grupore në aftësitë sociale të fëmijës, vetëdijes sociale, dhe vetë-besimit.
Elementët pozitivë nga aplikimi i lojërave me karakter psiko-social nëpërmjet të cilëve fëmijët mësojnë bashkëpunimin, marrje e radhës, negocimin dhe lojën me rregulla, janë aftësi që zhvillohen gjatë kohës së lojës së fëmijëve e si rezultat fëmijët mësojnë rolet dhe rregullat e shoqërisë.
Gjithshtu aftësia e fëmijës për të kontrolluar sjelljet impulsive dhe egocentrike apo sjelljet negative sociale paraqet po ashtu një reflektim të aftësive sociale të fëmijës.

Loja ka një rol të rëndësishëm në proçeset e zhvillimit konjitiv, afektiv dhe personalitetit, të cilat janë të rëndësishme në funksionin e përshtatjes së fëmijës.
Proçeset që vihen re me lojën
Cilat janë proçeset të cilat janë të shprehura nëpërmjet lojës? Duke vëzhguar sjelljen nëpërmjet lojës “Sikur (ose gjoja-gjasme)”, ne mund të shohim një numër proçesesh konjitive, afektive dhe ndërpersonal. Më poshtë do të jepet një panoramë më e detajuar për të kategorizuar këto proçese.
Proçeset konjitive:
• Organizimi . Aftësia për të treguar një histori, me rrjedhë logjike dhe duke treguar shkaqet dhe pasojat. Narracioni mund të variojë në varësi të detajeve dhe kompleksitetit.
• Të menduarit divergjent. Aftësia për të gjeneruar ide të ndryshme, histori dhe simbole.
• Simbolizmi. Aftësia për të transformuar objektet e zakonshme (blloqe p.sh.:) në përfaqësime objektesh të tjera (p.sh.: blloku kthehet në telefon).
• Fantazia/bëj-beso. Aftësia për tu angazhuar në lojën “Sikur”-duke pretendur se je në një kohë dhe hapësirë tjetër.