Sot më datë 22.11.2019, në ambientin e Regjimit të Brendshëm të Burgut të Sigurisë së Lartë Peqin, u organizua aktiviteti social-kulturor “Dhuro një libër, ndriço një jetë”.
Ky aktivitet synoi mbledhjen dhe dhurimin e librave për të dënuarit dhe të paraburgosurit që vuajnë apo presin vendimin në I.E.V.P-Peqin në pragun e festimeve të 75-vjetorit të Çlirimit të Shipërisë.

Ky aktivitet u lançua më 28 Shtator 2019 e do të vazhdojë edhe më tej.

Në këtë aktivitet u grumbulluan rreth 500 libra me tematikë artistike, shkencore, fetare, ligjore.

Thirrjes për dhurimin e librave nën moton “Dhuro një libër, ndriço një jetë” të inicjuar nga Specialistja e Edukimit Manolita Hida, Ju përgjigj si mbështetëse kryesore Shoqata për Shërbime Psiko-Sociale “Të Dëgjoj 366”, Elbasan, e më pas krijoi efektin ortek duke ju bashkuar dhe Qendra për Bashkëpunim Ndërfetar-Elbasan.
Një promovim shumë të madh kanë bërë dhe vullnetarët e Shoqatës për Shërbime Psiko-Sociale “Të Dëgjoj 366”, studentë të degës së Psikologjisë në dhurimin e librave, promovimin e nismës dhe mbledhjen e tyre.

Kjo nismë pati efekte pozitive pasi vendosi në lëvizje organizatat e shoqërisë civile duke dhënë mesazhin se një i dënuar apo një i paraburgosurit nuk është vetëm një çështje e burgut por e të gjithë komunitetit me qytetarë të ndëshkuar nga ligji por që sërisht do ti rikthehen komunitetit.

Në këtë aktivitet morën pjesë përfaqësues nga Prefektura Elbasan, përfaqësues nga Këshilli i qarkut Elbasan, Bashkia Peqin, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Burgjeve, Specialistja e Çështjeve Kulturore në D.P.B, Specialistë Edukimi nga D.P.B.
Gjithashtu në këtë aktivitet morën pjesë përfaqësuesit nga Shoqata për Shërbime Psiko-Sociale “Të Dëgjoj 366” dhe Qendra për Bashkëpunim Ndërfetar të cilët patën fjalën e tyre në këtë rast.


Të gjithë kontribuesëve dhe ofruesve të Shërbimeve në shenjë mirënjohje ushpërndanë Certifikata Falenderimi.

Gjithashtu një mesazh shumë i fort u përcoll nga Z.Luan Qosja i cili ka lindur i verbër por pavarësisht kësaj ai është diplomuar si Fizioterapist, ka një stil jete pro-sociale shumë aktive, bën hiking dhe është i përkushtuar ndaj krijimit të poezive dhe pianos, e të cilin verbëria nuk e ka ndaluar të jetojë jetën në të gjithë plotësinë dhe bukurinë e saj.

Aktiviteti vijoi më pas me recitime nga të dënuar dhe të paraburgosur.

Në fund të aktivitetit orkestra e Bashkisë Peqin sëbashku me punonjës nga stafi i Policisë me dhunti në muzikë krijuan një atmosferë muzikore e cili i nxiti më tej të dënuarit dhe të paraburgosurit ti gëzohen kësaj dite duke u ngritur në kërcim.

Nisma për mbledhjen e librave do të vijojë më tej, duke u përpjekur të sigurojë libra dhe për burgjet e tjera.