Një mësuese në Nju Jork po mësonte nxënësit në klasën e saj për ngacmimin (bullizmin) dhe u dha ushtrimin e mëposhtëm. Ajo u tha fëmijëve të merrnin një copë letre dhe ta zhubravisnin, të stamponin në të, por të mos e grisnin. Pastaj ajo i mori letrat, i hapi dhe pa se sa të këqija dhe të pista ishin.
Më pas ajo u tha nxënësve që të thoshin ”më fal- më vjen keq”.
Edhe pse ata thanë “më fal” dhe u përpoqën ta rregullonin letrën, ajo vuri në dukje të gjitha “plagët” që lanë pas. Dhe se ato “plagë” nuk do të largoheshin kurrë edhe duke patur parasysh se sa shumë u përpoqën ta rregullonin letrën.
Kjo është ajo që ndodh kur një fëmijë tregohet i dhunshëm ndaj një fëmije tjetër, ata mund të thonë ”më fal”, por plagët janë atje përgjithmonë. Shikimi në fytyrat e fëmijëve në klasë i tregoi asaj se mesazhi goditi në shenjë atë që ajo kërkoi të përcillte.
Shpërndajeni me të tjerët këtë mesazh!