Ndërveprimi socialte fëmijët me Autizëm

Një material nga Dr. Manolita HIDA

Psikologe Klinike, Zhvillimi dhe Marrëdhëniesh

Për pjesën më të madhe të njerëzve, futja në botën sociale është diçka tërësisht natyrale dhe intuitive. Ne jëmi të gjithë të pajisur me aftësinë për të kuptuar qëllimin dhe ndjenjat e njerëzve të tjerë. Ne arrijmë të përfitojmë një numër të madh informacionesh thjesht duke parë njerëzit e tjerë, dhe në mënyrë instinctive përpiqemi të krijojmë atmosferën më të mirë për të bërë të mundur ndodhjen e veprimit social. Mënyra sesi e bëjmë këtë nuk është aspak e thjeshtë.

Fëmijët me autizëm nuk kanë të njëjtën aftësi mbi kujdesin social, kjo është arsyeja përse ne duhet ti japim një dorë ndihme duke krijuar terrenin për ndërveprimin social. Këtë gjë e bëjmë duke krijuar limite të kuputueshme në hapësirën fizike ndërmjet rregullave dhe fëmijët mund të marrin pjesë në ndërveprimin social pa qenë nën kontrollin e të rriturve. Limitet duhet të jenë të tilla që të mbështesin fëmijën në të kuptuarit e asaj se çfarë janë duke bërë bashkë dhe çfarë mund tëp resin nga ndërveprimi.

Vizualizimi përfshin  përdorimin e imazheve vizuale të objekteve për të shpjeguar situatën. Fëmijët me autizëm kanë vështirësi për të transformuar impulse në veprime të përshtatshme. Ata kanë vështirësi në krijimin e renditjes në atë që bëjnë (funksioni ekzektuiv) dhe veprimet e tyre shpesh duket sikur janë jashtë kontekstit. Ata gjithashtu kanë vështirësi në nxjerrjen e kuptimit të një situate (Koherenca qëndrore). Për këtë arsye fëmijët përfitojnë shumë nga edukimi i strukturuar në të cilën tabelat, regjistrimet, instruksionet bëhen vizuale, ndërkohë që ne këtë lloj planizimi e kryejmë në mënyrë të brendshme. Vizualizimi është një mjet mbështetës për persoan me autizëm, njësoj siç është shkopi i bardhë për të verbërit. Fëmijët me autizëm zakonisht janë mjaft të mirë në përdorimin e instruksioneve vizuale. Duke përdorur vizualizimin fëmijët janë të aftë të funksionojnë pa ndihmë në një rang të gjerë kontekstesh në të cilin ato do të ishin shumë të varur ndaj ndihmës të të rriturve.

Vizualizimi i limiteve të lojës e kushtëzon fëmijën që të marrë pjesë në ndërveprimet sociale pa praninë e të rriturve.

Avantazhet e përdorimit të vizualizimit në punën me fëmijët me autizëm janë[1]:

  1. Imazhet janë konkrete dhe në tranzicion, siç janë p.sh.: fjalët, gjeste dhe shenjat. Në këtë formë informacioni është i qartë dhe jo i mbingarkuar
  2. Siguron informacione në një formë që fëmijët ta kuptojnë më lehtësisht informacionin e auditorit (p.sh.: gjuhën e folur) (Hodgon, 1995).
  3. Është e mundur të paraqitet inforamcion nëpërmjet nxjerrjes dhe ilustrimit të rregullit e ngjarjeve dhe të kuptuarit e situatës.

Limitet e lojës

Për ti ardhur në ndihmë fëmijëve me autizëm është e nevojshme që të vendosen disa limite në lojë. Kjo gjë ndihmon në të kuptuarit, përqëndrimin e vëmendjes, dhe bashkëveprimin. Për këtë na ndihmojnë 6 hapa:

  1. Hapi i I : Ku do të zhvillohet loja?
  2. Hapi i II: Ç’farë do të ndajmë me njëri-tjetrin?
  • Hapi i III: Kush do të marrë pjesë në lojë?
  1. Hapi i IV: Radha e kujt është?
  2. Hapi i V: Si duhet të përdoren materialet?
  3. Hapi i VI: Kur fillon dhe mbaron loja?

Hapi i I: Ku do të zhvillohet loja? Për fëmijët me autizëm është e nevojshme vendosja e limiteve fizike vizuale në të cilën fëmijës i tregohet se ku do të zhvillohet loja. Këto limite ndihmojnë të minimizohet rreziku nga tërheqia e vëmendjes nga stimujt e jashtëm. P.sh.: si kufizues mund të shërbejë tavolina dhe karriget. Kufizues të tjerë mund të jenë tapeti, raftet e librave, zona të shënuara.

Hapi i II: Çfarë do të ndajmë me njëri-tjetrin? Është  e rëndësishme që të kuptohet se çfarë do të bëhet sëbashku. Vendoset plani i lojës që më parë dhe vizualizohet në mënyrë që fëmija të dijë se çfarë do të bëjmë së bashku dhe për sa kohë. Mënyra më e thjeshtë për ta bërë këtë është ta lësh vetë lodrën që të përfaqësojë lojën. Fillimisht mund të fillohet me një lojë të vetme dhe që i mban fëmijët bashkë. Më pas mund të shtohen aktivitetet, por flitet gjithmonë për aktivitete-lojra të thjeshta. Aspekti psiko-social i lojës është aq sfidues në vetvete saqë përmbajtja e lojës duhet të jetë e thjeshtë dhe motivuese.

Mund të përdoret në tabelë tek e cila janë të shënuara të gjitha lojërat që do të zhvillohen dhe është e rëndësishme që të kryhen lojëra të thjeshta. Nëpërmjet këtij hapi synohet që fëmija të fillojë të marrë përgjegjësi mbi veprimet që kryhen.

Hapi i III: Kush merr pjesë në lojë? Fëmijët me autizëm e kanë të vështirë të marrin iniciativën për të luajtur me fëmijët e tjerë, është e rëndësishme që ata të dinë se kush do të marrë pjesë në lojë. Ky informacion do të gjindet në tabelën e përditshmërisë së tyre. Është gjithashtu e rëndësishme që të qartësohet vizualisht rradha e pjesëmarrësve për ta bërë lojën funksionale. Dhënia e numrit çdo fëmije është një zgjidhje e thjeshtë për këtë problem. Rregulli është që fëmija në ngarkim të lojës ka gjithmonë numrin 1 dhe fëmijët e tjerë marrin numrin tjetër. Ky është rregulli që ndiqet-numri 1 fillon gjithmonë. Kjo është e rëndësishme pasi fëmija kupton sesi të marrë pjesë në aktivitet. Vizualizimi i rendit të lojës që në fillim parandalon zhgënjimin e fëmijëve dhe largimin e tyre tjetërkund. Numrat duhet të jenë gati në tavolinë në mënyrë që kur fëmija të vijë aty ku loja do të zhvillohet, ata gjejnë një numër i cili korespondon me numrin e instruksionit vizual. Kjo është edhe një mënyrë e mirë që shërben si indikacion që loja ka përfunduar.

Hapi i IV: Radha e kujt është? Një pjesë e rëndësishme ndaj bindjes së rregullave është të qenurit i aftë për të marë rradhën. Kjo nënkupton se fëmija është i aftë që të që të marë rradhën (turne) në kryerjen e një aktiviteti dhe në të njëjtën kohë të kupthet se rradha e secilit pjesëmarrës është pjesë e së njëjtës lojë.

Fëmijët me autizëm nuk kanë të brendësuar ndjekjen e rradhës për ndërveprim dhe për këtë arsye ata duhet ta mësojnë këtë gjë ndryshe.

Kapelja p.sh.: mund të  përdoret si një shënues i qartë i asaj se rradha e kujt është aktualisht. Kur mbaron rradha kapelja kalohet tek fëmija tjetër që  rradhën në varësi të numrit.

Në momentin që ky princip kuptohet nga të gjithë, kapelja fillon të përdoret në raste të veçanta.

Kjo mënyrë ndihmon fëmijën që të qëndrojë i fokusuar tek personi i cili është duke kryer detyrën dhe të menaxhojë marrjen e rradhës.

Hapi i V: Si duhet të përdoren materialet? Një problem me pjesën më të madhe të fëmijëve me autizëm, pavarësisht nivelit të tyre të funksionimit është të paturit e problemve me organizimin e materialit. Nëse organizimi nuk është kryer më parë se loja të fillojë, informacione të rëndësishme vizive mund të ngatërrohen, materialet të përzihen me njëri-tjetrin, dhe më keq akoma, loja të dështojë. Organizimi i materialeve është thelbësor për suksesin e ndërveprimit. Duke bërë të qartë se cilat material janë bashkë, si duhet të përdoren dhe kur fillon çdo lojë dhe mbaron, arrihet të organizohen materialet apo lodrat.

Hapi i VI: Kur fillon dhe mbaron loja? Një indikacion i rëndësishëm se kur fillon dhe mbaron loja është i rëndësishëm. Një mënyrë për ta treguar këtë gjë është nëpërmjet përdorimit të dy koshave. Fillohet me të gjitha materialet në një kosh dhe gjatë lojës përdorim edhe koshin e dytë. Në momentin që koshi i parë është bosh dhe të gjitha materialet e lojës janë në koshin e dytë, atëherë loja ka përfunduar. Mund të përdoret gjithashtu edhe një orë me zile.

[1] Gammeloft, L & Nordenhof, S. M. (2007). Autism, play and social Interaction. London