Urimi ynë në këtë fundvit!
Shpirti i Krishtlindjeve
Besoni në dëshira, dhe shpresoni se do të realizohen, besoni se mund të gjeni gëzim në gjërat që bëni, besoni se mund të përçoni gëzim qoftë pa arsye, thjesht sepse besoni në dashuri….

Përktheu dhe përshtati: Dr. Manolita Hida

Psikologe Klinike, Zhvillimi dhe Marrëdhëniesh

“Mbyllja e cikleve”

Një njeri duhet gjithmonë të dijë kur një fazë shkon drejt fundit. Në qoftë se ne këmbëngulim për të qëndruar më shumë se koha e nevojshme, ne humbasim lumturinë dhe kuptimin për fazat e tjera në të cilat kemi për të shkuar.
Mbyllja e cikleve, mbyllja e dyerve, mbyllja e kapitujve- çfarëdo emri që ne ti vendosim, ajo që ka rëndësi është të lëmë në të kaluarën momentet e jetës që kanë mbaruar.

Ju mund ti thoni vetes se nuk do të ndërmerrni një hap tjetër deri sa të kuptoni se pse disa gjëra që ishin aq të rëndësishme dhe të qëndrueshme në jetën tuaj janë kthyer në pluhur, sa hap e mbyll sytë.
Por një qëndrim i tillë do të jetë jashtzakonisht stresues për të gjithë, përfshirë: prindërit, burrin apo gruan tuaj, miqtë tuaj, fëmijët tuaj, motrën-vëllain tuaj.
Çdo njeri është duke përfunduar kapitujt, duke kthyer faqet e reja, duke u marrë me jetën, dhe ata të gjithë do të ndjehen keq teksa ju shohin që keni ngecur në vend…

Gjërat kalojnë, dhe më e mira që mund të bëjmë është që ti lëmë ato të shkojnë (pavarësisht se sa e dhimbshme mund të jetë!).

Çdo gjë në këtë botë të dukshme është një manifestim i botës së padukshme, i asaj që po ndodh në zemrat tona – dhe duke i lënë disa kujtime të shkojnë gjithashtu do të thotë ti bëjmë vend kujtimeve të tjera.
Lërini gjërat të shkojnë . Lirohuni prej tyre. Hiqni dorë prej tyre.

Askush nuk luan në këtë jetë me letra të parashikuara, kështu që nganjëherë fitojmë dhe ndonjëherë humbim.
Lëviz.
Mos prit asgjë në këmbim, mos prit që përpjekjet e tua të vlerësohen, të zbulohen prirjet e tua, dashuria juaj të kuptohet.

Ndalo së kërkuari në televizior për programe emocionale për të parë të njëjtin program pa pushim, pikërisht atë që tregon se sa keni vuajtur nga një humbje e caktuar: kjo do të thotë vetëm helmim i vetes tënde, asgjë tjetër.

Asgjë nuk është më e rrezikshme se mos pranimi i marrëdhënieve të dashurisë që kanë përfunduar, me punën që ju është premtuar, por nuk ka asnjë datë fillimi, vendimet të cilat janë vënë gjithmonë në pritje të “momentit ideal.”

Para se një kapitull i ri të fillohet, i vjetri duhet të përfundojë: thojini vetes se çfarë ka kaluar nuk do të kthehet më kurrë.

Mos harro, se ka pasur një kohë kur TI mund të jetoje pa atë gjë ose atë person – një zakon nuk është e domosdoshmëri.

Kjo mund të tingëllojë ashpër, qartë, mund të jetë dhe e vështirë, por është shumë e rëndësishme.

Mbyllja e cikleve. Jo për shkak të krenarisë, paaftësisë apo arrogancës, por thjesht sepse kjo nuk i përshtatet më jetës tënde.

Mbylli derën, ndrysho të dhënat, pastro shtëpinë, merr pluhurat.

Stop, ndalo së qëni ajo/ai që ishit, dhe ndryshoni në atë që je.”

Paulo Coelho