Themeluese

DR. Manolita Hida

Doktore Shkencash në Psikologji

Psikologe Klinike, Zhvillimi dhe Marrëdhëniesh

Jetëshkrimi

Manolita Hida

Ka përfunduar studimet e larta në drejtimin Psikologji, fillimisht ne nivelin Bachelor në vitin 2009, më pas në Master Shkencor në drejtimin “Psikolog Klinik, Zhvillimi dhe Marrëdhëniesh” në vitin 2011, e në Qershor të vitit 2018 mbyll studimet doktorale pranë Universitetit të Tiranës, në Fakultetin e Shkencave Sociale .

Përgjatë viti akademik 2022-2023 ka qenë lektore me kohë të pjesshme pranë University of New York në Tiranë.

Nga viti 2020-2022 është angazhuar si pedagoge me kohë të plotë në Kolegjin AAB në Prishtinë, Kosovë.

Për 10 vite ka punuar si Asistente në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” Elbasan, në departamentin e Psikologjisë, dhe për 8 vite në Universitetin e Tiranës , pranë departamentit Psikologji-Pedagogji.

Ka apunuar për 8 vite si Psikologe në sistemin e burgjeve në Shqipëri.

 Si psikologe është angazhuar , kryesisht në rastet e fëmijëve pranë qendrës “Bethany”-Tiranë, dhe shtëpisë së Foshnjes “Hana dhe Rozafa”, Tiranë në vitin 2011.

Ka qenë pjesë e një sërë trajnimesh, me fokus problematikat sjellore dhe emocionale si dhe intervenimi i tyre (Njohja me terapinë njohëse të sjelljes; teknikat për menaxhimin e sjelljeve agresive; prezantime me raste konkrete; analiza e sjelljes së aplikuar; sistemi i vlerësimit ABLLS-R; Trajnimi mbi “Kutitë e ëndrrave” në kuadër të projektit “Të bëjmë art aty ku është e vështirë të flitet” si mbështetje në sistemin e Burgjeve në Shqipëri mbi menaxhimin e emocioneve dhe ndjenjave të fokusuara në të pandërgjegjshme; “Çrregullimet e Zhvillimit dhe Aftësimi Akaddemik”, “Vlerësimi dhe trajtimi i fëmijëve që vuajnë nga Autizmi”, Terapia ABA, Sistemi PECS; etj,). Njëkohësisht ka realizuar edhe “Kursin Bazik te Psikodiagnostikës, përmes së cilës zotëron aftësitë për aplikimin dhe interpretimin e instrumentave dhe testeve matëse për Zhvillimin emocional, Testet e Inteligjences joverbale, Testet Bender – Gestalt. Gjithashtu aplikimin dhe interpretimin e testit HTP, Testi TAT dhe CAT etj.

Është angazhuar në konferenca të ndryshme, duke sjellë në vëmendje shkencore, problematika aktuale. Gjithashtu ka shërbyer si trajnuese pranë shoqatës “Të Dëgjoj 366” dhe “Jetimi në Fokusin Tonë”.

Aktualisht punon si vlerësuese dhe terapiste për fëmijë në kuadër të shërbimit Psikologjik.