Kërcitja e guaskave

Veçanërisht në dimër, gjatë shëtitjeve në bregun e detit, takohesh me një bashkësi guaskash në breg. Bashkimi i hapit tënd, me një guaskë, lëshon një tingull që të gërvisht.
Duke qenë se rrjetet sociale, na mundësojnë të njohim qëndrimet e një individi apo një individi tjetër, kundrejt një ngjarjeje të caktuar, shpesh herë teksa lexoj shkronjat, fjalët apo paragrafët e këtyre qëndrimeve, ndërmend më vjen tingulli gërvishtës i një guaske që thyhet.
Çdo fjalë është një guaskë që thyhet.
Sado e zhvilluar qoftë imagjinata, sado e kultivuar qoftë gjuha, nuk mund të krijojë kurrë një argument aq bindës, sa ta pagëzojë “padrejtësinë” me emrin e “drejtësisë” dhe ” vesin” me emrin e “virtytit.” Në çdo rast do të krijohet veçse tingulli gërvishtës i një guaske.
Elona Caslli