Një shkrim nga: Elona Mustafaraj- Psikologe Këshillimi dhe Shkolllore
Ka një protestë kundër abuzimit me të mitur….
Mos protestoni për këtë ose më mirë unë nuk protestoj për këtë!
A nuk ja vlen të ndihmojmë që nënat dhe baballarët të dëgjojnë më shumë fëmijët dhe të nxisin besimin e tyre?
A nuk ja vlen të mendojmë që njëherë e mirë edukimi mbi identidetin gjinor nuk është turp?
A nuk ja vlen që kur djemve u mësojmë të sillen si burra t’u mësojmë që një fund i shkurtër nuk është “ftesë” për sex?
A nuk duhet t’u mësojmë vajzave dhe djemve të respektojnë veten?
A nuk duhet të vazhdojmë të punojmë për të rritur besimin te institucionet dhe ligji?
A nuk duhet të rishohim kurikulat dhe të flasim seriozisht edhe për seksualitetin në shkollë?
A nuk duhet të përgatisim psikologë dhe specialistë kompetentë për rastet e abuzimit?
A nuk duhet të kemi strategji të mirëfillta rehabilitimi për viktimat dhe dhunuesit?
T’i kërkoj një abuzuesi të mos abuzoj është njësoj si të besoj se nesër nuk do të ketë vjedhje, vrasje, abuzime…..do të ishte naive për mua.
Unë do të protestoja për atë që pjesa e shëndetshme e shoqërisë ka mundësi të bëjë, ndryshimin!