Përktheu dhe përshtati

Manolita Hida

Psikologe Klinike, zhvillimi dhe marrëdhëniesh
George Stinney Jr. ka qenë personi më i ri i dënuar me vdekje në shekullin e 20-të në Shtetet e Bashkuara.

Ai ishte vetëm 14 vjeç kur u ekzekutua me karrige elektrike.

Gjatë gjyqit të tij, deri ditën e ekzekutimit, ai mbante gjithnjë në duar një Bibël, duke pretenduar pafajësinë.
Ai u akuzua për vrasjen e dy vajzave të bardha, Betty 11 vjeç dhe Mary 7 vjeç, kufomat e të cilave u gjetën pranë shtëpisë ku banonte i riu me prindërit e tij.

Në atë kohë të gjithë anëtarët e jurisë ishin të bardhë. Gjyqi zgjati vetëm 2 orë dhe dënimi u dha 10 minuta më vonë.
Prindërit e fëmijës u kërcënuan dhe nuk lejuan t’i jepnin dhurata në sallën e gjyqit dhe më pas u dëbuan nga qyteti.

Para ekzekutimit, Xhorxh kaloi 81 ditë pa mundur të shihte prindërit e tij.
Ai u izolua në një qeli i vetmuar, 80 km larg qytetit të tij. Ai u dëgjua vetëm pa praninë e prindërve të tij ose të një avokati.

Ai u ekzekutua në karrigen elektrike me 5.380 volt në kokë.

70 vjet më vonë, pafajësia e tij u provua më në fund nga një gjykatës në Karolinën e Jugut. Shufra me të cilën u vranë dy vajzat, peshonte më shumë se 19.07 kilogramë. Prandaj, ishte e pamundur që Stinney të ishte në gjendje ta ngrinte, e jo më të ishte në gjendje të godiste aq fort sa duhej për të vrarë dy vajzat. Fëmija ishte i pafajshëm, dikush i mblodhi të gjitha rrethanat për ta fajësuar vetëm se ishte me ngjyrë.

Stephen King u frymëzua nga ky rast për të shkruar librin e tij “The Green Mile” (Milja e Gjelbër), e cila u vu në skenën e teatrit në 1999.