Çrregullimi i Ankthit të Përgjithësuar
Ç’ është çrregullimi i ankthit të përgjithësuar
· Ankthi është një gjendje psikologjike dhe fiziologjike e ngritur si reagim ndaj situatave realisht ose jo, frikësuese, të panjohura, kërcënuese.
· Natyra e sëmundjes. Të gjithë njerëzit provojnë në jetë Ankth përpara apo pas situatave të caktuara, si një mënyrë pozitive për tu mbrojtur, për sa kohë funksioni i tij nuk bëhet pengesë për funksionimin dhe mirëqenien psikofizike të individit. Femrat janë dy deri në tre herë më shumë gjasa të vuajnë nga çrregullimi i ankthit të përgjithësuar më shume se meshkujt.
· Tiparet: Ankthi karakterizohet nga tipare psikologjike sjellore aq sa dhe fiziologjike.
· Ankthi i përgjithësuar është një shqetësim dhe mërzi e vazhduar e tepruar dhe jo realiste mbi pothuajse të gjitha rrethanat jetësore, që shoqërohet me një ndjenjë mungese kontrolli dhe një vigjilencë të lartë ndaj çdo stimuli të lidhur me situatat kërcënuese.
Kriteret Diagnostikuese sipas DSM-IV R për këtë çrregullim
· Ankth i përhershëm dhe shqetësim për ngjarje dhe aktivitete të jetës së përditshme si psh (puna, shkolla, familja etj.) të cilat zgjasin më shumë se 6 muaj.
· Individi që vuan nga ky çrregullim e ka të vështirë ta kontrollojë shqetësimin e përjetuar.
· Ankthi dhe shqetësimi shoqërohen nga disa simptoma:
Shenjat e Ankthit (simptomat)
Paaftësi për tu qetësuar;
Ndjenjë lodhjeje ose lodhje e shpejtë;
Vështirësi në përqendrim ose bllokim i mendjes;
Irritueshmëri;
Tension muskulor;
Shqetësime gjumi.
Çrregullimi i ankthit të përgjithësuar mund të jetë shpesh shoqërues i çrregullimeve të tjera si çrregullimet e humorit çrregullime psikotike apo i problemeve të tjera shëndetësore, po ashtu mund të shoqërohet dhe me probleme ekonomike sociale. Zakonisht, nëse simptomat vazhdojnë për më shumë se gjashtë muaj është e mundshme që kemi të bëjmë me çrregullim ankthi të përgjithësuar.
Pa trajtim, çrregullimi i ankthit të përgjithësuar mund të vazhdojë gjatë gjithë jetës, në disa raste me i butë në disa të tjera në paaftësi.
Trajtimi Psikosocial
Kombinimi i trajtimeve me medikamente dhe trajtimi psikosocial mund të japë rezultat më të mirë se sa vetëm marrja e medikamenteve. Në këtë rast terapia e sjelljes është shumë efektive. Të përjetosh Ankth do të thotë të kesh frikë për gjithçka. Shumica e njerëzve kanë të njëjtat shqetësime, gjithë secili prej tyre kujdeset në mënyra të ndryshme dhe në nivele të ndryshme. Gjithsecili prej nesh mund shqetësohet me gjëra më pak të rëndësishme, si të qenit në kohë për një takim, për punë ose në shkollë, për familjen, për të ardhmen për gjithçka, por në rastin e personit me çrregullimit të Ankthit të përgjithësuar këto shqetësime marrin përmasa të mëdha dhe mund të zgjasë disa orë ose më shumë. Një tjetër aspekt i çrregullimit të ankthit të përgjithësuar është fokusuar në skenarët e mundshme: të mendojnë për çdo gjë që mund të ndodhë në të ardhmen. Të gjitha mendimet janë të përqendruar në ngjarjet negative që mund të ndodhin, ato zakonisht ndodhin kur ju filloni të mendoni me frikë për to. Për Shembull: “në qoftë se unë qëndroj bllokuar në trafik dhe mbërrij vonë për punë? Shefi im mund të jetë mërzitur me mua dhe unë mund të humbas punën time dhe unë nuk mund të gjeni një tjetër? Dhe gjendja e familjes time do të përkeqësohet.”
Lidhja që bën pacienti duke parashikuar ngjarjeve negative irreale e bëjnë atë të përshpejtojë sulmin e gjendjes Anksioze. Por në të kundërt nëse fillon të mendojë se Trafiku do hapet së shpejti unë nuk do të vonohem shumë, punën do ta bëj, e kam bërë përditë, edhe shefi im po ashtu do jetë në trafik, sistemimi i mendimeve në aspektin pozitiv parandalon një gjendje ankthi: pra të flasim për një linjë tjetër të menduarit me pacientin, do të na japë një rezultat të mirë në efektin e psikoterapisë.
Shumë e rëndësishme të edukojmë pacientin në ruajtjen e funksionimit social për të parandaluar degradimin dhe rënien, të ndihmojmë në rritjen e aftësive për të përballuar dhe zgjidhur problemin e çrregullimit të tyre. Kjo formë e terapisë ka synim të ndihmoje pacientët me çrregullim ankthi të gjeneralizuar, të ulë mendimet dhe sjelljet irracionale që përforcojnë simptoma ankthi dhe mund të administrohet ose individualisht, ose në terapi në grup. Teknikat e sjelljes që janë përdorur shpesh për të ulur ankthin përfshijnë gjithashtu teknikat e relaksimit dhe ekspozimit gradualisht në rritje në situata që mund të kemi vënë re që sjellin ankth tek pacienti. Pasi pacienti përgatit një listë me problemet shqetësuese bëjmë një ushtrim për matjen e shqetësimit, duhet pasuar nga vetë monitorimi i pacientit dhe regjistrimi i frekuencës para dhe pas zbatimit të ushtrimit. Data Detyra praktike Ankthi përpara detyrës 0-5 Ankthi pas detyrës 0-5. Me anë të terapisë duhet kuptuar dhe se si ti trajtojmë forcat emocionale që mund të kenë kontribuar në zhvillimin e simptomave ankthi, të jetë efektive në mësimin e individit me çrregullim, se si mund të veprojmë për të parandaluar një sulm ankthi. Shpesh, një kombinim i psikoterapisë dhe medikamenteve prodhon rezultate të mira.
Zëvendësimi i shprehjeve unë nuk mundem me unë mundem. Me qetësi dhe me kujdes mendoni për çdo shkak të ankthit. Largojini ato gjëra nga mendimet tuaja sado i/e sëmurë të jeni ju mund të merrni në dorë kontrollin e shërimit tuaj. Nëse mendojmë negativisht tërheqim negativitetin, nëse mendojmë pozitivisht tërheqim gjera pozitive në jetën tonë. Përmirësim vërehet zakonisht në një periudhë mjaft të shkurtër kohe, rreth 2-3 muaj. Kështu, trajtimi i përshtatshëm për të sëmurët me ankth mund të parandalojë simptomat ose të paktën të zvogëlojë ndjeshëm peshën e tyre dhe frekuencën, duke sjellë lehtësim të rëndësishëm për shumë njerëz me ankth.
Ushtrimet fizike të përditshme në kushte shtëpie na ndihmojnë të metabolizojmë adrenalinën, të ulim reagimet e ankthit dhe të rrisim ndjesinë e të ndjerit mirë.
1. Frymëmarrja e thellë – është një metodë tejet efektive për të hyrë në një gjendje të relaksuar.
2. Relaksimi progresiv – është një teknikë e relaksimit të shpejtë e cila arrihet kur ju shtriheni në shpinë dhe mbyllni sytë tuaj dhe si rrjedhojë ndjeni peshën e trupit tuaj, gradualisht tensioni bie dhe trupi e mendja e juaj kur të zgjoheni do të jenë të relaksuara.
3. Vizualizimi imagjinativ – është ajo teknikë e cila redukton stresin dhe ankthin kur e lëni imagjinatën tuaj të rrjedhë plotësisht qetë dhe pa ngarkesa. Po ashtu për t’u relaksuar ta udhëhiqni imagjinatën tuaj në objekte që vërtet sjellin relaksim si plazhet dhe deti, fotografitë relaksuese, zërat relaksues dhe muzika relaksuese.
4. Numërimi – ka shumë kohë që njerëzit e përdorin numërimin për t’u relaksuar dhe për të fjetur dhe kjo teknikë është treguar të jetë efektive andaj edhe ne e propozojmë. Numëroni qetë me symbyllur nga 1 deri në 100 dhe lëreni që mendja e juaj të çlirohet nga ngarkesat dhe ta ndërpretë numërimin kur të vijë relaksimi, dremitja dhe gjumi.
5. Muzika e këndshme – është një metodë tejet efikase relaksuese. Gjen një këngë apo melodi relakuese dhe e dëgjoni duke përdorur njëherësh përfytyrimin për gjerat të cilat flet kënga.
6. Ecja Shëtitjet – tejet efektive për t’u relaksuar minimum 30 minuta në ditë, gjithashtu zgjidheni një vend që ju pëlqen, merrni pak gjëra të nevojshme dhe qetësohuni bashkë me natyrën që keni para dhe rreth vetës. Shëtitjet mund t’i shfrytëzoni edhe për relaksim psiko-fizik përkatësisht për të luajtur apo për t’u marrë me aerobi.
7. Meditimi – përfshin çdo veprimtari që ndihmon për të mbajtur vëmendjen tuaj në qetësi në momentet e tanishme. Meditimi është në njëfarë forme edhe “prehje”.
8. Masazhi – është një mënyrë tjetër e relaksimit shumë efektive e cila përfshin shtendosjen muskulore përmes ushtrimeve dhe lëvizjeve të gjymtyrëve të caktuara të trupit si qafës, këmbëve, duarve etj.
9. Gjumi – Përcaktimi i një orari gjumi për çdo nate dhe zgjimi gjithashtu në orar. Krijimi i një atmosfere komode në dhomën e gjumit, një dush të ngrohtë para gjumit, një libër për të shfletuar disa faqe, larg televizorit, larg internetit. Ushtrime para gjumit numërim mbrapsht nga 50 gjer 1, 2 deri në 3 herë.
Gjithashtu aktivizim në punët e shtëpisë, në kujdesin për veten, higjienizimin, etj.
Këto dhe shumë teknika të tjera mbi relaksimin janë të vlefshme vetëm nëse do të përdorni relaksimin tuaj në çdo situatë sado e vështirë që të jetë ajo, duke përdorur teknikat relakusese, duke komunikuar me të tjerët dhe duke u konsultuar me profesionistë kompetent si psikologë, psikiatër. Të paktën një gjë është e sigurtë se relaksimi dhe qetësia janë virtyte të të urtit dhe themel i një jete stabile psiko-fizike dhe psiko-emocionale
Familja:
Familja luan rol të rëndësishëm në mbështetjen e pacientit. Përfshirja e familjes në kujdesin e personave me problem të shëndetit mendor, për një trajtim të suksesshëm.
Duhet që së bashku të Krijojmë një model sa më efektiv dhe të realizueshëm mes pacientit dhe familjarëve për bashkëpunimin e menaxhimit të ankthit së bashku në çdo moment kur kemi një situatë të tillë, gjithashtu të njohim dhe të kuptojmë shenjat e para të shfaqjes së gjendjes së ankthit.
Ndihma kryesore që mund t’ju japim edhe familjarëve është:
· të mësojmë mbi rregullimin, manifestimet, rreziqet, mënyra e trajtimit me medikamente.
· Këshilla lidhur me përballimin, sugjerime mbi mënyrën se si mund ta përballojnë në jetën e përditshme dhe në rast krize të Ankthit.
· Dhe ndihma konkrete me familjarët, gjithashtu kemi nevoje të jenë aleatë në marrjen e vendimeve mbi planin e trajtimit, mbi kohë zgjatjen në spital, mbi suportin e vazhdueshëm për pacientin.
· Familja duhet të ndihmohet në mënyrë që ajo të funksionojë normalisht dhe të ruajë mirëqenien e saj.
· Familja si edhe e gjithë shoqëria duhet të mposhtin stigmën, frikërat mbi problematikat e shëndetit mendor. Problemet e shëndetit mendor janë pjesë e jetës, ato mund të shfaqen kurdo dhe kudo por gjithmonë ne duhet të jemi të gatshëm të ndihmojmë dhe jo të përjashtojmë.