Nëse bashkëshorti juaj ju tradhëton, ai tradhëton edhe fëmijët tuaj
Një bashkëshort që tradhëton gruan e tij i vendos fjalën “fund” marrëveshjes së dashurisë, marrëveshjes me familjen e tij
Tradhëtia është një nga shkaqet kryesore dhe më të zakonshme të përfundimit të një marrëdhëniejeje.
Në një botë teknologjike, ku ne jemi gjithnjë e më shumë në internet dhe gjithnjë e më shumë në rrjetet sociale, ka shumë mundësi për të tradhtuar. Tundimet janë të shuma dhe njeriut i duhet të përballet me to, dhe nëse, në një marrëdhënie, nuk ka baza të sigurta, dhe dashuria nuk është e mjaftueshme ose e fortë, njeriu përfundon duke rënë pre e tundimit.
Një burrë, bashkëshort që tradhëton gruan e tij , i vendos fjalën “fund” paktit të dashurisë, një pakt me familjen e tij. Ai jo vetëm që tradhëton bashkëshorten, por tradhëton gjithashtu fëmijët e tij, duke sjellë një “tërmet” emocional brenda familjes.
Kur tradhëtia kthehet në një fakt të pamohueshëm, përgjithësisht ekziston tendenca për të fajësuar personin që ka ndërhyrë. Sidoqoftë, nëse ky person arriti të futet midis çiftit, kjo do të nënkuptojë se vetë çifti dhe lidhja e tryre me njëri-tjetrin nuk ka qenë aq e fortë dhe e lumtur siç mund të mendojmë ose sikundër mund të duket nga jashtë. Nëse partneri tradhëton, kjo do të nënkuptojë se në lidhje ka një seri pakënaqësish që nuk e kënaqin më.
Shumica e tradhëtive ndodhin për të kënaqur nevojat personale, të cilat nuk janë të plotësuara brenda çiftit.
Shumë gra kanë reagime të ndryshme kur zbulojnë një tradhëti. Ato janë të vetëdijshme se faji qëndron tek ata që kanë premtuar dashuri të përjetshme dhe kanë zgjedhur të gënjejnë dhe të jetojnë një jetë të dyfishtë. Është shumë e lehtë të urrejmë atë që na ka marrë bashkëshortin, babanë e fëmijëve tanë, por kjo do të nënkuptoj të dorëzohesh ndaj ndjenjave të zemërimit dhe pakënaqësisë. Është më mirë që t’i përdorësh ato energji për të punuar mbi veten, ti japësh vetes kohë për të reflektuar, duke i kushtuar vëmendje vetes tuaj.
Gruaja që ndërhyri në martesën tuaj duhet të fajësohet vetëm për faktin se është dashuruar me një burrë që ishte i martuar dhe që nuk ishte në gjendje të mbante premtimet e bëra ndaj familjes së tij. Për më tepër, ajo që ndodhi me ty gjithashtu mund ti ndodhë dhe asaj. Ata që mashtrojnë për herë të parë, mund ta bëjnë sërisht për herë të dytë. Por këtë ajo ende nuk e ka kuptuar dhe jeton në një iluzion.

Ti, përkundrazi, ish-bashkëshorte, tashmë po ecën përpara, po vazhdon jetën tënde, me dashurinë e fëmijëve të tu.