Ankthi tek fëmijët
“Ela shqetësohej për çdo gjë. Çdo mëngjes, ajo shqetësohej se nuk do ta arrinte autobusin në kohë, edhe pse ajo nuk e kishte humbur atë asnjë herë gjatë gjithë vitit. Dhe çdo pasdite, ajo shqetësohej se nuk do të merrte vendin e saj të preferuar në tryezën e drekës, ose që ajo të mund të kishte një testim të papritur në lëndët shkencore dhe nuk do të ishte e përgatitur. Çdo natë, ajo shqetësohej se nuk do të mbaronte detyrat e shtëpisë dhe se rrobat e saj nuk do të dukeshin të rregullta në shkollë të nesërmen.
Prindërit e Elës mendonin se kjo sjellje ishte një pjesë tipike e rritjes. Por kur mësuesi i vajzës së tyre tha se ankthi i Elës kishte filluar të prekte notat e saj në shkollë dhe marrëdhëniet me shokët e klasës, ata vendosën se ishte koha për të folur me një mjek për gjetjen e mënyrave për të ndihmuar Elën të merrej me shqetësimet e saj.
Çfarë është Ankthi?
Ankthi është një formë e stresit. Mund të përjetohet në shumë mënyra të ndryshme – fizikisht, emocionalisht dhe në mënyrën se si njerëzit e shohin botën rreth tyre. Ankthi kryesisht ka të bëjë me shqetësimin për atë që mund të ndodhë – shqetësim për gjërat që shkojnë keq ose që ndihet sikur je në ndonjë lloj rreziku.
Ankthi është një reagim i natyrshëm i njeriut dhe i shërben një funksioni të rëndësishëm biologjik: Është një sistem alarmi që aktivizohet sa herë që e perceptojmë rrezikun ose kërcënimin. Kur reagojnë trupi dhe mendja, mund të ndiejmë ndjenjat fizike, si marramendje, rrahje të shpejtë të zemrës, vështirësi në frymëmarrje dhe duart dhe këmbët e djersitura ose dridhje. Këto ndjesi – të quajtura reagimi vrapo ose lufto- janë shkaktuar nga çlirimi i adrenalinës dhe hormoneve të tjera të stresit që përgatisin trupin për të bërë një largim të shpejtë ose për të “fluturuar” nga rreziku.
Përgjigjja e largimimit nga rreziku ndodh menjëherë. Por zakonisht merr disa sekonda më shumë për pjesën e të menduarit të trurit (korteksin) për të përpunuar situatën dhe për të vlerësuar nëse kërcënimi është real dhe nëse po, si ta trajtojmë atë. Kur korteksi dërgon sinjalin e qartë, përgjigjja e vrapimit është çaktivizuar dhe sistemi nervor fillon të qetësohet.
Ankthi Normal
Gjithkush përjeton ndjenja të ankthit kohë pas kohe. Këto ndjenja mund të shkojnë nga një ndjenjë e lehtë e shqetësimit në panik (ose kudo midis tyre), në varësi të personit dhe situatës.
Është e natyrshme që situata të panjohura ose sfiduese të nxisin ndjenja ankthi ose nervozizmi në njerëz të të gjitha moshave. Ju mund ta ndjeni atë kur ju keni një prezantim të rëndësishëm në punë, ose kur përballeni me probleme të njëpasnjëshme.
Fëmijët mund ta ndjejnë, gjithashtu, në situata të ngjashme – kur ballafaqohen me një provim të rëndësishëm ose me ndryshimin e shkollës. Këto përvoja mund të shkaktojnë shqetësime normale sepse ato na bëjnë të përqendrohemi në “çfarë ndodh nëse” “Çfarë do bëj nëse ndodh problem? Po sikur gjërat të mos shkojnë ashtu siç planifikova?
Një sasi ankthi është normale dhe madje mund të jetë motivuese. Kjo na ndihmon të jemi të vëmendshëm, të fokusuar dhe të gatshëm të bëjmë më të mirën. Por ankthi që është shumë i fortë ose ndodh shpesh mund të jetë dërrmues. Mund të ndërhyjë në aftësinë e dikujt për të bërë gjërat dhe, në raste të rënda, mund të fillojë të marrë kënaqësinë e pjesëve të mira të jetës.
Çrregullimet e ankthit
Çrregullimet e ankthit janë ndër kushtet më të zakonshme të shëndetit mendor. Kjo ndodh sepse të gjithë përjetojmë stres dhe shqetësim. Ka shumë lloje të ndryshme të çrregullimeve të ankthit, me simptoma të ndryshme. Por ata të gjithë ndajnë një tipar të përbashkët – ankth të zgjatur dhe intensiv që është jashtë përpjesëtimit me situatën aktuale dhe ndikon në jetën dhe lumturinë e përditshme të një personi.
Simptomat e një çrregullimi ankthi mund të vijnë papritur ose mund të ndërtohen gradualisht dhe të zgjaten. Ndonjëherë shqetësimi krijon një ndjenjë ndëshkimi dhe paragjykim që duket se del nga askund. Fëmijët me probleme ankthi mund të mos e dinë se çfarë po shkakton emocionet, shqetësimet dhe ndjesitë që kanë.”
