Tregimi që kemi zgjedhur për ti treguar fëmijëve mbi situatën e korona Virusit titullohet “Didi është mërzitur” me autore Dr. Manolita Hida-Psikologe Klinike, Zhvillimi dhe Marrëdhëniesh.
Në qendër të tregimit është një djalë i vogël i cili është mërzitur nga qëndrimi në shtëpi. Ai do të dalë jashtë në park për të luajtur dhe të rikthehet në shkollë. Mamaja e tij, që sheh trishtimin e Didit, ndërhyn dhe spjegon arsyet përse duhet të qëndrojnë brenda dhe se si duhet të sillen gjatë kësaj periudhe, derisa lufta me përbindëshin e vogël të quajtur Korona Virus të fitohet.
Bashkëbiesdimi midis mamasë dhe Didit do të ndihmojë edhe të tjerët për të kuptuar detyrat e vogla që kemi gjatë kësaj periudhe.
Në përfundim Didi qetësohet dhe fillon të luajë në shtëpi.
Klikoni linkun më poshtë për të parë materialin në format PDF.