Një grua u vra nga burri i saj
Çdo burrë që vret një grua, është një qënie e dobët, që nuk është e aftë të qëndrojë përballë jetës, por gëlltitet vazhdimisht prej saj.
Kur stomaku i jetës e vjell jashtë këtë qenie, mes të vjellash, ai riformon veten duke prodhuar një ķufomë.
Ka vetëm një rast në jetë për t’u ndierë zot i dikujt.
Dhe duke qenë se është skllav i të gjallëve, vendos të jetë zot i të vdekurve.
Post Scriptum- Dhe për një çast ndihet zot përballë kufomës së heshtur dhe të bindur të gruas së tij.
Elona Caslli