Një material nga: Dr. Manolita Hida

Psikologe Klinike, Zhvillimi dhe Marrëdhëniesh

Ky material është rifreskuar më datë 11.03.2020

Në aspektin e shëndetit mendor, një krizë nuk i referohet domosdoshmërisht një situate ose ngjarje traumatike, por reagimit të një personi ndaj një ngjarje. Një person mund të preket thellë nga një ngjarje ndërsa një individ tjetër vuan pak ose aspak efekte të këqija. Fjala kineze për termin krizë paraqet një përshkrim të përbërësve të një krize. Fjala krizë në gjuhën kineze është formuar me dy karakatere për rrezik dhe mundësi.

Por si mund të mbrojmë shëndetin mendor në kushtet e viruseve që qarkullojnë?

Mbajini gjërat në perspektivë- duhet të keni parasysh se në Shqipëri nuk ka pasur të prekur me Corona-virus deri më datë 08.03.2020. Aktualisht ka një numër relativisht të vogël të prekurish. Megjithatë, mbetet në dorën tonë zbatimi I masave paraprake për të kufizuar për hapjen. Përpos hapësirës së madhe të kushtuar nga ana e medias, merrni parasysh faktet konkrete. Ka një numër më të madh vdekjesh të shkaktuara nga aksidentet rrugore, nga dhuna në familje, apo viruse të tjera stinore. Një elementet tjetër që ndikon pozitivisht është se ne e dimë kundër kujt po luftojmë dhe se si ta ekzaminojmë. Gjithashtu situata në Kinë ka shkuar drejt përmirësimit, dhe rastet globale në 80% të tyre janë në një nivel ashpërsie të mesme. E rëndësishme është që të mbahet në konsideratë se njerëzit e prekur janë shëruar me një ritëm 13 herë më të lartë se rastet e vdekjeve dhe tendenca është që të rritet diferenca në favor të të shëruarve. Shihni grafikun më poshtë:

Simptomat shfaqen të buta tek fëmijët ku vetëm 3% e rasteve ndodhin tek njerëzit nën 20 vjeç, dhe vdekshmëria nën moshën 40 është rreth 0.2%. Simptomat janë aq të buta tek fëmijët sa mund të kalojnë pa u vënë re.

Virusi mund të fshihet me peceta të pastra dhe mund të deaktivizohet në mënyrë efektive nga sipërfaqet me etanol (62-71% alkol), peroksid hidrogjeni (0,5% peroksid hidrogjeni) ose hipoklorit natriumi (0,1% zbardhues), në vetëm një minutë. Larja e shpeshtë e duarve me sapun dhe ujë është mënyra më efektive për të shmangur ngjitjen.

E gjithë bota dhe shkenca është orientuar drejt gjetjes së një kure për COVID-19 dhe disa antiretroviral duken se kanë efekt pozitiv në luftimin e tij.

Kërkoni fakte- përpiquni të gjeni informacione dhe fakte reale, kryesisht nga burime të besuara.

Ruani lidhjet- marrëdhëniet sociale janë të rëndësishme për mirëqenien e shëndetit mendor, për më tepër rutinna ndikon pozitivish në ndjenjën e sigurisë dhe uljen e ankthit.

Kërkoni ndihmë dhe kujdesuni për veten tuaj – mos nguroni të kërkoni ndihmë nëse perceptoni se ka diçka që nuk shkon. Ju mund ti drejtoheni mjekut ose Psikologut. Kërkoni mbi mënyrat se si mund të zvogëloni stresin, edhe nëse kjo do të thotë të kërkoni nga njerëzit e tjerë të ndajnë me ju, barrën tuaj ose të përdorni teknika të menaxhimit të stresit, të tilla si meditimi ose frymëmarrja e thellë. Praktikoni kujdes të mirë për veten, një dietë të shëndetshme dhe përpiquni të flini gjumë rregullisht.

Bëni kujdes me fëmijët- flisni me ta për situatën. Mos i gënjeni dhe mos i ndryshoni faktet. E gjitha mungesa e informacionit, apo informacioni i papërshtatshëm ndikon mbi  rritjen e nivelit të ankthit, paqartësisë, pasigurisë, stabilitetit, humbjes së besimit te ju dhe rritjen e frikës.

Ndihmoni fëmijët dhe adoleshentët të ndjehen të sigurt personalisht dhe fizikisht.

  • Ndihmoni fëmijët dhe adoleshentët të kuptojnë se masat paraprake po merren janë për të parandaluar situata dhe incidente kritike, dhe kjo mund të bëjë që situata aktuale të jetë më sigurt tani se sa ka qenë më përpara.
  • Përpiquni të ruani rutinat e përditshme për të siguruar normalitet, stabilitet dhe siguri.
  • Ndihmoni fëmijët të kenë një sens kontrolli duke ndërmarrë disa veprime.
  • Nëse anëtarët e familjes janë në punë, planifikoni disa veprimtari të veçanta si p.sh. fotografi, vizatime.
  • Krijoni kohë të veçantë prind-fëmijë së bashku për të krijuar një sens shtesë sigurier, e cila mund të jetë shumë e nevojshme. Dedikojini një gjysmë ore të veçantë çdo ditë për të luajtur. Bëni që koha e kaluar sëbashku të jetë sa më e këndshme dhe e përqendruar tek fëmija. Bisedoni edhe me adoleshentët. Telefonat celularë e bëjnë më të lehtë të folurin, sepse adoleshentët shpesh e kanë të vështirë të diskutojnë me detaje për frikën dhe shqetësimet që kanë.
  • Përfshini fëmijët në planifikimin se si të përballen. Kontrolli dhe pronësia janë të nxitur kur fëmijët ndihmojnë në planifikimin e strategjive për t’u marrë me një situatë. Nëse u jepni punë të thjeshta si p.sh.mbushja e shisheve të ujit, pakëson ankthin e tyre dhe nxit një ndjenjë të vetëvlerësimit.
  • Përgatituni për fëmijët që kanë vështirësi të flenë natën.
  • Ruani rutinat e rregullta të gjumit, të tilla si koha e tregimit, për të dhënë siguri fëmijës. Për fëmijët më të vegjël, kafshët e preferuara ose batanijet që ata kanë qejf mund të jenë veçanërisht të rëndësishme dhe të dobishme.
  • Për disa netë, qëndroni pranë fëmijës suaj derisa të flejë. Gradualisht tërhiqeni këtë mbështetje duke kontrolluar përsëri në çdo 2 minuta dhe duke vazhduar më tej ta zgjasni këtë minutazh derisa fëmija juaj të ndjehet përsëri i sigurt.
  • Tregohuni fleksibël me rregullimin e gjumit. Një dritë mund të jetë e nevojshme brenda ose afër dhomës së fëmijës tuaj. Vëllezërit-motrat mund të duan të flenë në të njëjtën dhomë deri sa ata ndjehen përsëri më të sigurt.
  • Mos lejoni që fëmijët tuaj të përqendrohen për shumë kohë dhe me të gjithë energjinë e tyre në edicionet e lajmeve. Kufizoni ekspozimin e mediave. Nëse fëmijët vendosin të shikojnë mbulimin mediatik për orë të tëra çdo mbrëmje, atëhere gjeni aktivitete të tjera për to. Ju gjithashtu mund të keni nevojë për të parë më pak lajme dhe të kaloni më shumë kohë në aktivitete alternative familjare.
  • Përdorni shërbime mbështetëse nga jashtë nëse fëmija juaj ka një reagim të rëndë. Psikologu i shkollës, punonjësi social i shkollës mund të ndihmojnë ose të sigurojë emra të profesionistëve të tjerë të trajnuar për t’u marrë me fëmijë.

Organizatat fetare dhe komunitare dhe ofruesit e shëndetit mendor janë burimet e mundshme që mund t’ju vinë gjithashtu në ndihmë.

  • Të rriturit duhet të marrin kohë për të përpunuar dhe të përpiqen të merren me reagimet e tyre ndaj situatës sa më plotësisht që të jetë e mundur. Kjo gjithashtu do të ndihmojë fëmijët.
  • Jini gjithmonë të sinqertë me fëmijët dhe adoleshentët dhe mos kini frikë bisedoni me të tjerët për frikën dhe shqetësimet që mund të jenë të përbashkëta.
  • Pyetni fëmijët ose adoleshentët cilat janë frikërat e tyre më të mëdha dhe inkurajojini ata të flasin për to. Nëse ata kanë probleme për të artikuluar frikën, konsideroni frikën e mëposhtme të zakonshme pas një katastrofe ose një tragjedie dhe provoni t’i adresuar edhe nëse fëmija nuk i përmend ato posaçërisht:
  1. A do të ndodhë përsëri ngjarja?
  2. A do të dëmtohet apo vritet dikush për të cilin kujdesem?
  3. A do të ndahem nga familja ime?
  4. A do të mbetem vetëm?
  5. A do të jem i sigurt në shkollë?
  • Duhet të keni parasysh gjithashtu se është e zakonshme që fëmijët të shprehin shqetësim për njerëzit që nuk i njohin. Tregohuni mbështetës të këtyre shqetësimeve.
  • Për t’i ndihmuar fëmijët e vegjël të shprehin ndjenjat e tyre, mund të uleni në dysheme dhe të luani me kukulla, të vizatoni dhe të lexoni libra mund ti ndihmojë fëmijët e vegjël që ti përpunojnë ato emocione. Për adoleshentët, mund të provoni të shkruani letra ose mbledhja e fondeve për njerëzit në nevojë mund të jetë e dobishme.
  • Kthehuni në rutinën e familjes sa më shpejt të jetë e mundur. Fëmijët e të gjitha moshave përparojnë në rutinë. Nuk ka kuptim të pretendosh se jeta është normale nëse familja është prekur thellë nga ngjarje të mëdha, por rutina e jetës së përditshme e fëmijëve – darka, banjo, koha e leximit – mund të jenë jashtëzakonisht të dobishme pasi i japin ndjenjë sigurie.

Dhe

  • Përdorni fjalë dhe koncepte që fëmijët mund ti kuptojnë. Bëni shpjegimet tuaja sipas moshës, gjuhës dhe nivelit të zhvillimit të fëmijës.
  • Jepuni fëmijëve përgjigje dhe informacion të sinqertë-MOS GËNJENI!. Fëmijët zakonisht e dinë ose me patjetër do ta zbulojnë nëse të rriturit “po i sajojnë gjërat”. Kjo do të ndikojë në aftësinë e tyre për të besuar dhe do të dëmtojë besimin e tyre në pohimet që përpiqen të përcjellin siguri nga ana juaj në lidhje me të ardhmen.
  • Jini të gatshëm të përsërisni informacionin dhe shpjegimet disa herë. Disa informacione mund të jenë të vështira për t’u pranuar ose kuptuar. Bërja e të njëjtës pyetje pa pushim mund të jetë gjithashtu një mënyrë në të cilën një fëmijë kërkon siguri.
  • Njihni dhe vërtetoni mendimet, ndjenjat dhe reagimet e fëmijëve. Njoftojini se pyetjet dhe shqetësimet e tyre janë të rëndësishme dhe të përshtatshme.
  • Fëmijët mësojnë duke parë prindërit dhe mësuesit e tyre. Fëmijët janë shumë të interesuar për mënyrën sesi të rriturit reagojnë ndaj ngjarjeve në botë. Ata gjithashtu vërejnë ndryshime në rutinat, dhe ata mësojnë të dëgjojnë biseda midis të rriturve.
  • Lërini fëmijët të dinë se si po ndihen të rriturit. Është në rregull që fëmijët ta dinë që të rriturit përjetojnë ankth, konfuzion dhefrikë ose të janë të shqetësuar. Fëmijët zakonisht do ta kuptojnë, dhe nëse nuk e dinë shkakun, ata mund të mendojnë se është faji i tyre. Ata mund të shqetësohen se kanë bërë diçka të gabuar.
  • Mos lejoni që fëmijët të shikojnë shumë TV me imazhe të njerëzve të prekuar nga problematika. Përsëritja e skenave të frikshme ose informacioni konfuz mund të jenë shqetësuese për fëmijët e vegjël.
  • Mos u përballni me mbrojtjet e fëmijës tuaj. Nëse fëmija e merr sigurinë duke menduar se gjërat janë duke ndodhur “shumë larg”, atëherë është më mirë të mos debatoni ose kundërshtoni. Në këtë formë fëmija mund të jetë duke ju thënë se kjo është mënyra se si ai ose ajo duhet të mendojnë në lidhje me gjërat në mënyrë që të ndjehen të sigurt.
  • Fëmijët të cilët kanë përjetuar trauma ose humbje në të kaluarën janë veçanërisht të prekshëm nga reagimi i zgjatur ose më intensiv ndaj gjendjes aktuale. Këta fëmijë mund të kenë nevojë për mbështetje dhe vëmendje shtesë.
  • Monitoroni për simptoma fizike, përfshirë dhimbje koke dhe dhimbje stomaku. Shumë fëmijë e shprehin ankthin përmes dhimbjeve fizike dhe vuajtjes. Një rritje e tillë e simptomave pa shkaqe të dukshme mjekësore, mund të jetë një simptomë që fëmija ndihet i shqetësuar ose i mbingarkuar.
  • Lërini fëmijët të dinë që është në rregull të ndjehen të mërzitur. Shpjegoni se të gjitha ndjenjat janë të pranuara në situata të tilla. Lërini fëmijët të flasin për ndjenjat e tyre dhe ndihmojinik që t’i shikojnë në perspektivë. Edhe zemërimi është në rregull, por fëmijët mund të kenë nevojë për ndihmë dhe durim nga të rriturit për t’i ndihmuar ata të shprehin këto ndjenja në mënyrë të përshtatshme.
  • Vëzhgoni gjendjet emocionale të fëmijëve. Në varësi të moshës së tyre, fëmijët mund të mos shprehin shqetësimet e tyre me gojë. Fëmijët do të shprehin emocionet e tyre ndryshe. Nuk ka asnjë mënyrë të drejtë ose të gabuar për tu ndier ose për tu shprehur hidhërimin apo frikën. Shenjat e ankthit të shtuar përfshijnë:
  1. Refuzimi i shkollës dhe “ngjitja” e tepërt
  2. Frika e vazhdueshme në lidhje me simptomat
  3. Shqetësimi se personat e dashur mund të sëmuren apo preken nga ngjarja
  4. Çrregullime të gjumit, të tilla si makthi, ulëritje gjatë gjumit, ose urinim në shtrat
  5. Irritueshmëri dhe humbje e përqendrimit
  6. Axhitaim i shtuar
  7. Të qenit lehtësisht i tronditur dhe i inatosur
  8. Probleme të reja apo të pazakonta të sjelljes
  9. Ankesat fizike për të cilat nuk mund të gjendet një shkak fizik
  10. Tërheqja nga familja dhe miqtë
  11. Trishtim, paqëndrueshmëri ose aktivitet i zvogëluar
  12. Shqetësim mbi vdekjen ose dhunën
  • Kushtojini rëndësi fëmijëve që janë në rrezik më të madh. Fëmijët që kanë pasur një përvojë të kaluar traumatike ose një humbje personale, të cilët vuajnë nga depresioni ose një çrregullim tjetër mendor , ose me nevoja të veçanta mund të jetë në rrezik më të madh se të tjerët për regime të rënda. Tregohuni veçanërisht vigjilent ndaj atyre që mund të jenë në rrezik vetëvrasje. Kërkoni ndihmën e një profesionisti të shëndetit mendor nëse jeni të shqetësuar.
  • Bëni shpjegime të përshtatshme për zhvillimin e fëmijës. Fëmijët e kopështit dhe shkollës fillore kanë nevojë për informacion të shkurtër, të thjeshtë, të ekuilibruar dhe ti ofrohet siguri që strukturat e përditshmërisë së jetës së tyre nuk do të ndryshojë. Fëmijët e shkollës 9-vjeçare do të jenë më të prirur për të bërë pyetje nëse janë vërtet të sigurt dhe çfarë po bëhet në të shkollën e tyre. Ata mund të kenë nevojë për ndihmë në ndarjen e realitetit nga fantazia. Fëmijët e shkollës së mesme do të kenë mendime të ndryshme për shkaqet e problemit dhe kërcënimet ndaj sigurisë në shkollë dhe shoqërisë. Ata do të ndajnë sugjerime konkrete se si të bëhet shkolla më e sigurt dhe si të parandalosh.

p.s.: MOS HARRONI TË KONSUMONI UJË NË MËNYRË TË SHPESHTË DHE USHQIME TË PASURA ME VITAMINË C.

Këto janë disa nga këshillat që kemi përgatitur për Ju, në dobi të shëndetit mendor.

Referenca:

https://www.apa.org/helpcenter/pandemics

Thompson, Rosemary. (2004). Crisis intervention and crisis management : strategies that work in schools and communities / Rosemary A. Thompson. Brunner-Routledge 29 West 35th Street New York, NY 10001

https://doi.org/10.1016/ S2215-0366(20)30073-0  Psychological interventions for people affected by the COVID-19 epidemic

https://triggered.edina.clockss.org/ServeContent?rft_id=info:doi/10.1093/brief-treatment/mhi030

https://www.verywellmind.com/what-is-a-crisis-2795061

https://www.weforum.org/agenda/2020/03/coronavirus-ten-reasons-not-to-panic