Eriona Hoxha- Psikologe Klinike
Gardner (1985) ishte i pari që përdori termin « Sindroma e alienimit prindëror », i cili i referohet një grupi të caktuarsjelljesh dhe qëndrimesh, ku simptomat e sjelljes dhe atoemocionale janë vëzhguar midis prindërve dhe fëmijëve të tyre.Një pjesë e mirë e fëmijëve, të përfshirë në çështjet e zgjidhjessë martesave, formojnë aleanca hakmarrëse, të cilat Ëallerstein-i, Johnson-i dhe kolegët e tyre i kanë quajtur “Aleanca prindërore” ose “Sindroma Medea”, ndërkohë që Gardner-i i cilësoi këtoqëndrime dhe sjellje si “Sindroma e alienimit prindëror”. Sipaskonceptit të hedhur nga Gardner-i, Sindroma e alientimitprindëror përfshin shumë më tepër se sa thjesht një shplarje tëmendjes. Ai përfshin faktorë të ndërgjegjshëm dhe tëpandërgjegjshëm brenda prindit “të preferuar” nga fëmija, tëcilat kontribuojnë në ndikimin prindëror të alienimit të fëmijës. Për më tepër, dhe kjo është mjaft e rëndësishme, përfshin faktorëqë lindin tek fëmija në mënyrë të pavarur nga ndikimi prindëror, të cilat ushqejnë zhvillimin e kësaj sindrome. Gardner-i shtonmë tej se fëmija bëhet i fiksuar me urrejtjen ndaj prindit tëalienuar. Kjo urrejtje bëhet e natyrshme dhe fëmija mund edhetë justifikojë alienimin si pasojë e “zënkave të parëndësishme” me prindin “e urryer”. Sindroma e alienimit prindëror është më e pranishme në rastet kur proçesi i martesës përmban nivel të lartëkonflikti, ku palët nuk kanë arritur të gjejnë rrugëzgjidhje tëpërbashkëta lidhur me mënyrën e ushtrimit të përgjegjësisëprindërore ndaj fëmijëve, ku inati dhe zemërimi i bashkëshortëve ndaj njëri-tjetrit nuk i lë vend arsyetimitracional, apo në rastet kur vendimi për zgjidhje martese është i njëanshëm dhe pala tjetër, e gjendur e papërgatitur për këtëndryshim, përpiqet të hakmerret, duke keqpërdorur fëmijët. Thuajse të gjitha zgjidhjet e martesave me konflikt kanëelemente të theksuara të alienimit prindëror dhe jo vetëm. Këtukemi parasysh rastet ku alienimi nuk vihet re vetëm ndaj prindittë alienuar, por shkon më tej, duke përfshirë edhe familjen e tij, apo rrethin shoqëror.
Në këto raste, prindërit bëhen aq shumë argumentues, sa që metoda si meditimi, apo përdorimi i alternativave multidimensionale, janë pothuajse të pamundura. Të gjithë profesionistët, të cilët përballen me familje të veçuara, apo në proçes zgjidhje martese, kanë vërejtur fëmijë, të cilët nuk janë të gatshëm të shpenzojnë kohën e tyre me të dy prindërit në mënyrë të barabartë, ose nuk pranojnë të bëjnë një gjë të tillë. Pra, me fjalë të tjera, kanë një prind të preferuar më shumë se tjetrin. Për disa fëmijë, ky është një reagim i përkohshëm i proçesit të dhimbshëm të ndarjes. Për të tjerë është një reagim i përkohshëm, që zgjat për shkak të marrëdhënies konfliktuale apo abuzive që kanë patur me një prind apo me të dy para apo gjatë ndarjes. Në këtë mënyrë, është normale për fëmijët që të jenë indiferentë dhe të ftohtë ndaj prindërve të tyre. Disa nga faktorët që ndikojnë dhe që lidhen me marrëdhënien ndërprindërore tek Sindroma e Alienimit Prindëror, janë: Fëmija gjëndet në mes të një konflikti intensiv ndërprindëror.
Konflikti prindëror vazhdon edhe pas ndarjes. Faktorë që lidhen me prindin alienues: Stili tolerant i prindërimit, i ngrohtë, por me pak rregulla apo kufizime, ndërkohë që prindi tjetër i alienuar ka një stil më autoritar dhe më të ashpër. Prindi e përjeton ndarjen si një braktisje të plotë.
Programim, qëndrime dhe besime negative ndaj prindit tjetër.
Histori sjelljesh abuzive, si abuzim emocional, fizik apo edhe seksual të fëmijës apo partnerit gjatë marrëdhënies. Ka patur shumë argumente midis profesionistëve të shëndetit mendor dhe ata ligjorë, nëse kjo gjëndje, në të cilën prindërit e gjejnë veten gjatë divorcit, përmban simptomat e një psikopatologjie deri në atë nivel sa të klasifikohet në kategorinë e një sindrome. Shumë studiues kanë shpenzuar kohë të konsiderueshme në studimet e tyre për të parë më gjërësisht se çfarë ndodh midis marrëdhënies së një prindi dhe fëmijëve të tyre, kur alienimi ështe i pranishëm. Sipas Kelly-t dhe Johnson-it (2001), një fëmijë i alienuar është ai, i cili, në mënyrë të vazhdueshme dhe të hapur, shpreh dhe përsërit ndjenja negative të paarsyetuara dhe mosbesim, si përshembull: inat, urrejtje, mospranim, dhe frikë, kundrejt njërit prind apo të dyve, të cilat janë në mospërputhje me ndjenjat dhe përvojat e mëparshme të këtyre fëmijëve ndaj prindit në fjalë. Eddy (2010) këmbënguli që të bëhet dallimi midis Sindromës së Alienimit Prindëror dhe Prindërimit Paralel, sepse Sindroma e Alienimit Prindëror ka tendencë të shfaqë më shumë sjellje vetëfajësimi dhe gjykim të dobët. Shumë profesionistë argumentojnë se procesi i alienimit mund të ndodhë tek prindërit edhe si pasojë e divorcit dhe kujdestarisë së fëmijëve, në mënyrë që t`u besohet kujdestaria e fëmijëve, duke viktimizuar veten e tyre. Kjo mund të bëhet edhe nga ana e partnerëve abuzivë, në mënyrë që të mbrojnë veten nga akuzat e dhunës psikologjike dhe fizike që ata mund të kenë ushtruar. Alienimi prindëror shfaqet në forma të ndryshme tek fëmijët. Ëallerstain-i e përshkruan kështu ndikimin që ai ka në jetën e fëmijëve të alienuar :
“… nëse njëri apo të dy prindërit shfaqin modelin Medea të sjelljes, kjo ka ndikim në sjelljen e mëvonshme të fëmijëve. Disa rriten me ndërgjegje të deformuar, sepse kanë mësuar se si t’i manipulojnë njerëzit si rrjedhojë e sjelljeve të prindërve të tyre. Disa të tjerë rriten me nje ndjenjë të madhe zemërimi, për shkak se e kanë kuptuar që janë përdorur si armë. Disa fëmijë të tjerë rriten me ndjenjën e fajit, vetë-vlerësim të ulët dhe gjendje të përsëritura depresive, ndërsa disa të tjerë dëshirojnë në mënyrë të dëshpëruar për të shpëtuar njërin nga prindërit dhe vuajnë kur kuptojnë se nuk kanë mundësi ta bëjnë këtë gjë. Disa fëmijë të tjerë krijojnë ndjenja neverie për të dy prindërit. Të gjithë fëmijët, viktimë e këtij fenomeni, ndiejnë se askush nuk shfaq një përkujdesje të vërtetë për nevojat e tyre. Ata e dinë se janë kthyer thjesht në një zgjatim të zemërimit të prindërve të tyre”
Alienimi prindëror mund të shmanget me ndihmën e profesionistëve të shëndetit mendor edhe pse, shpeshherë, kjo është një punë mjaft e vështirë, pasi nuk ka mjete dhe instrumente të duhura për të matur alienimin prindëror dhe efektin që ai mbart tek fëmijët apo tek personat e prekur. Duhet theksuar se, edhe pse konsiderohet si një sindromë, sindroma e alienimit prindëror nuk njihet dhe nuk ekziston në Manualin Statistikor dhe Diagnostikues të Çrregullimeve Mendore (DSM-IV) dhe profesionistë të shëndetit mendor nuk pajtohen me mendimin se ky fenomen i plotëson kriteret për të qenë një sindromë psikiatrike.[1]
Burimet
^ •Richard A. Gardner (March 1998). The parental alienation syndrome: a guide for mental health and legal professionals. Creative Therapeutics. ISBN 978-0-933812-42-0.Retrieved 27 November 2011.