Elona Mustafaraj- Psikologe Këshillimi dhe Shkollore

Përpara se të mbyll këtë ditë, dua të bëj një reflektim.
Ka disa ditë që në Facebook apo rrjete të tjera sociale lexoj për postime ku u kërkohet institucioneve lokale të mos bëjnë organizimet apo festimet për festat e fundvitit. Kjo është shumë njerëzore e kërkuar kështu, por, ju lutem ndaluni një moment dhe mendoni sesi ndikon kjo në psikologjinë e fëmijëve në të gjitha qytet.
Një nga format e të trajtuarit të traumes është edhe rikthimi i normalitetit.
Këtë po përpiqemi ta bëjmë edhe me femijet në zonat e prekura nga termeti ndërkohë atyre në qytete të tjera tua heqim këtë normalitet.
Edhe festimet janë pjesë e rikuperimit. Mund të gjejmë forma të tjera mbështetjeje financiare. Detyra jonë si të rriturr është të mbrojmë fëmijët kudo në Shqipëri nga pasojat emocionale të kësaj situate.
Le ti ndihmojmë të gjithë të gëzojnë edhe mes dritave shumëngjyrshe!
Faleminderit!
Elona Mustafaraj