Seminari Informues “Modelimi Social dhe Delinkuenca”-Korçë
Sot, më datë 17.11. 2019, në ambjentet e Universitetit “Fan Noli”, Korçë, grupi drejtues i Shoqatës për Shërbime Psiko-Sociale “Të Dëgjoj 366”, zhvilloi seminarin informues me temë “Modelimi Social dhe Delinkuenca”.

Përgjatë dy orëve u trajtua Teoria e Modelimit Social dhe Delinkuenca sipas Albert Banduras dhe Hirschit.
Teoria e Modelimit Social pohon se, modelimi i veprimeve dhe sjelljeve përcaktohen nga ajo se sa e favorshme apo jo është veprimi apo sjellja për individin, përforcimet nga të tjerët, lidhjet e ndryshme midis veprimit apo sjelljes dhe përfitimet prej saj.
Në kuadër të teorisë së Albert Banduras, u shqyrtua proçesi i vetë-rregullimit sëbashku me nën proçeset përbërëse:
1. Vetë vëzhgimi
2. Vetë gjykimi
3. Vetë përgjigjja
Të mësuarit social ndodh brenda një konteksti social. Njerëzit sipas kësaj teorie, mësojnë nga njëri-tjetri, përfshirë këtu dhe konceptet e të mësuarit social si: Vëmendja; Rithirrja; Riprodhimi; Përforcimi.
U vijua më tej me eksperimentin e Bobo doll…
Nisur nga interesat e grupit të përfshirë në këtë seminar, qasja e trajnerëve dhe Znj. Evjonda Pylli, ishte e tillë që njohuritë e fituara të transferohen dhe në mjediset e klasës e të kuptuarit të një larmishmëri sjelljesh problematike.
Gjejmë rastin të falenderojmë Dr. Evjonda Pylli për interesin e treguar ndaj nevojave të studentëve dhe ftesën për grupin e interesuar. Gjithashtu falenderojmë dhe Dekanin e Fakultetit të Edukimit dhe Filologjisë, Prof. As. Dr. Pavllo Cicko për gadishmërinë e treguar në përkrahjen e kësaj nisme.
Së fundmi një falenderim për të gjithë ata që morën pjesë në këtë Seminar.
Mirë u takofshim në takime të ngjashme.