Sot, më datë 16.11. 2019, në zyrat e Shoqatës për Shërbime Psiko-Sociale “Të Dëgjoj 366”, u  zhvillua seminari informues me temë “Modelimi Social dhe Delinkuenca”.

Përgjatë dy orëve u trajtua Teoria e Modelimit Social dhe Delinkuenca sipas Albert Banduras dhe Hirschit.

Teoria e Modelimit Social pohon se, modelimi i veprimeve dhe sjelljeve përcaktohen nga ajo se sa e favorshme apo jo është veprimi apo sjellja për individin, përforcimet nga të tjerët, lidhjet e ndryshme midis veprimit apo sjelljes dhe përfitimet prej saj.

Në kuadër të teorisë së Albert Banduras, u shqyrtua proçesi i vetë-rregullimit sëbashku me nën proçeset përbërëse:
1. Vetë vëzhgimi
2. Vetë gjykimi
3. Vetë përgjigjja
Të mësuarit social ndodh brenda një konteksti social. Njerëzit sipas kësaj teorie, mësojnë nga njëri-tjetri, përfshirë këtu dhe konceptet e të mësuarit social si: Vëmendja; Rithirrja; Riprodhimi; Përforcimi.
U vijua më tej me eksperimentin e Bobo doll…