Projekti “Dhuro një libër, ndriço një jetë”, për të dënuarit në burgun e Sigurisë së Lartë, Peqin
nga Manolita Hida
Ky është një projekt i cili synon të grumbullojë libra artistikë për të dënuarit që vuajnë dënimin në Burgun e Sigurisë së Lartë në Peqin.
Nisur nga fakti se në këtë Institucion ndodhen të dënuar me dënime të gjata, titujt që janë aktualisht në institucion janë të konsumuar prej asaj kategorie që i lexon.
Duke tentuar të nënvizohen elementet pozitive që vijnë si rriedhoje e të lexuarit dhe arsimuarit, sikundër mund të jenë katarsis për veprat e kryera, ofrimi i një perspektive të re, rritja e nivelit kulturor, etj., do dëshironim që kjo nismë të përqafohej prej sa më shumë personave.

Nëse mendon se librat sjellin ndryshim në botëkuptimin e njerëzve, dhuro një libër.
Nëse sheh se nëpërmjet librit, mund të arratisesh nga realiteti e ta lësh shpirtin e lirë, dhuro një libër.
Nëse mendon se sjellja mund të ndryshohet nga perspektiva e të lexuarit, dhuro një libër.
Nëse ke një libër që e ke lexuar, mos e lër të myket në një raft, ofroji dikujt mundësinë për ta lexuar.
“Kush hap dyert e një shkolle, mbyll dyert e një burgu- Viktor Hygo”
Janë krijuar grupe të cilat do të bëjnë të mundur mbledhjen e librave, ose Ju mund ti dërgoni me postë në adresën: I.E.V.P-Peqin
Nëse për ju është e pamundur ta mbështesni këtë nismë duke dhuruar një libër, mund të shpërndani këtë informacion tek të tjerë persona që mund të ofrojnë libra.
Kjo nismë është lançuar prej datës 28.09.2019 dhe falë dhurimeve tuaja kemi arritur të mbledhin libra artistikë, të shkrimtarëve me emer në arenën e letërsisë botërore dhe asaj shqiptare.
Kushdo që dëshiron dhe ka mundësi të kontribuojë, është i mirëpritur.
Për të gjithë ju që jeni të interesuar, kemi mundësuar një hapsirë në Fakultetin e Shkencave Sociale, tek Sekretaria Mësimore për dhurime.
Kushdo që dëshiron të na shkruaj për dhurime na gjen në Instagram: https://instagram.com/te_degjoj_366?igshid=19pm9q20tps1p
Facebook: https://www.facebook.com/events/387496458856503/?ti=icl
Faleminderit
