Si të menaxhojmë stresin e krijuar nga tërmetet
Manolita Hida
Psikologe Klinike, Zhvillimi dhe Marrëdhëniesh
Sipas Doktor Gonzales, psikologjikisht, “kur e gjithë toka lëkundet, ne ndihemi të pafuqishëm dhe kjo përbën një kërcënim për sigurinë tonë.”
Për njerëzit që kanë miq dhe familjen që jetojnë në zonat e prekura nga tërmeti, shikimi i lajmeve mbi shkatërrimet e sjellja nga tërmeti mund të jetë shumë shqetësues, veçanërisht nëse nuk ka informacion në lidhje me sigurinë dhe mirëqenien e miqve dhe familjes. Çfarë mund të bëni për të menaxhuar ankthin rreth tërmeteve?
Çfarë mund të bëni?
Mos i ndiqni të gjitha edicionet e lajmeve
Shikimi i përsëritjeve të pafund të pamjeve nga katastrofat mund të përkeqësojë stresin. Edhe pse mund të dëshironi të informoheni – veçanërisht nëse keni njerëz të dashur në zonat e prekura nga tërmeti – marrja e një pushimi nga shikimi i lajmeve mund të zvogëlojë shqetësimin tuaj.
Kontrolloni atë që mundeni
Ka rutina në jetën tuaj që ju mund të vazhdoni të tilla si të shkoni në punë ose shkollë dhe të pregatisni ushqimin. Është e dobishme mbajtja e këtyre rutinave dhe orareve për t’i dhënë vetes një pushim nga të menduarit vazhdimisht për tërmetin.
Angazhohuni në sjellje të shëndetshme
Hani ushqime të ekuilibruar, angazhohuni në ushtrime të rregullta, si të shkoni për një shëtitje të gjatë dhe të pushoni shumë. Të forcosh mirëqenien fizike është e mirë për shëndetin tuaj emocional dhe mund të përmirësoj aftësitë tuaja përballuese.
Mbajini gjërat në perspektivë
Ndërsa një tërmet mund të sjellë vështirësi dhe humbje të jashtëzakonshme, përpiquni të gjeni dhe përqendroheni në diçka pozitive. Këmbëngulni dhe besoni në aftësinë tuaj për të kaluar ditët sfiduese përpara. Gjeni një mënyrë prodhuese për të ndihmuar nëse mundeni. Shumë organizata janë krijuar për të siguruar forma të ndryshme të ndihmës për të mbijetuarit. Kontributi ose vullnetarizmi është një veprim pozitiv që mund t’ju ndihmojë të bëni ndryshime.
Mos humbisni shpresën
Shumë njerëz që kanë përjetuar tragjedi, zbulojnë se ato rriten në një farë mënyre si rezultat i këmbënguljes në vështirësi. Me kalimin e kohës, njerëzit mund të zbulojnë pikat e forta personale dhe të zhvillojnë një vlerësim më të madh për jetën.