Shembuj lojrash dhe përfitimet që vijnë prej tyre.
Një material nga Dr. Manolita HIDA

Psikologe Klinike, Zhvillimi dhe Marrëdhëniesh
Vendos: loja konsiston në vendosjen e puzzlave bashkë, blloqeve në një kuti ose vendosjen e kapseve të rrobave në një kuti dhe shtyrjen e kutisë tek terapisti. Fëmija vendos një kapse në kuti dhe e shtyn kutinë tek terapisti apo fëmija tjetër. Të njëjtën gjë bën edhe partneri tjetër i lojës. Elementi sfidë në këtë rast është bashkëpunimi që duhet të vendoset. Në terma zhvillimor mund të jetë e lehtë që të shtysh një objekt sesa fakti që të kalosh diçka tek dikush tjetër.
Merre-jep: fëmija merr një pjesë të puzzlit për të formuar figurën nga partneri tjetër, dhe për të formuar figurën ai duhet të presë ndihmën nga partneri tjetër për të formuar figurën. Qëllimi i lojës është që fëmija ta shohë partenirn tjetër në lojë si një person të rëndësishëm në mënyrë që të përfundojë detyrën e tij duke shkëmbyer, duke dhënë dhe marrë.
Trego me gisht: fëmija ndihmohet që të tregojë me gisht, figura objekte, sende apo pjesë të tija trupore. Kjo gjë e ndihmon në konceptin e diferencimit të objekteve dhe sendeve.
Pas këtyre lojërave elementare fillojnë lojërat më komplekse në të cilat përfshihet:
Memorja: dy figura identike duhet të bashkohen me njëra-tjetrën. As kuptimit të lojës nga fëmija, futet edhe partneri tjetër, dhe sipas rregullit të ri fëmijët fillojnë të mbajnë rradhën, njëherë njëri dhe njëherë tjetri, në gjetjen e figurave identike për të cilat merret një shpërblim dhe pritet nga partneri për të filluar rradhën, gjë që rrit edhe kontaktin me sy.
Lojërat me tullumbace: loja konsiston në një tullumbac i cili kalon nga fëmija tek partneri duke mos lejuar që të bjerë në dysheme. Mund të përdoret edhe ora për të kufizuar kohën. Qëllimi i lojës është që fëmija të fokusohet tek partneri i lojës, të rrisë ndërveprimin e tij. Kjo lojë mund të shkaktojë edhe gëzim tek fëmija.

Këto janë dhe disa nga lojërat të cilat përdoren në terapinë për fëmijët me autizëm.