“Meriton një dashuri që të do dhe të pakrehur,
për të gjitha arsyet që të bëjnë
të zgjohesh me vrap,
për djajtë që nuk të lënë të flesh.
Meriton një dashuri që të të bëj të ndjehesh e sigurtë,
të tillë që të përballet me gjithë botën teksa ecën krah teje,
që ndjen se përqafimet e tua janë të përkryera teksa prekin në lëkurë.
Meriton një dashuri që do të kërcejë me ty,
që gjen parajsën sa herë të
sheh në sy,
që nuk mërzitur së lexuari
shprehitë e tua.
Meriton një dashuri që të dëgjon
ndërsa këndon,
që ti përkrah kur bëhesh qesharake,
që respekton lirinë tënde,
që të shoqëron në udhën tënde,
pa pasur frikë se do rrëzohet.
Meriton një dashuri që zhduk gënjeshtrat
që të të sjellë ëndrrën,
kafen
dhe poezinë”.