” Mësuesi mediokër flet. Mësuesi i mirë shpjegon. Mësuesi superior demonstron. Mësuesi i madh frymëzon.” -William A. Ward
“ Mësuesi duhet të jetë profet dhe portier i mbretërisë të së vërtetës hyjnore “ – John Dewey
“ Vlera e mësuesit dhe pesha e qiellit nuk maten kurrë “ – Konfuci
” Një mësues i mirë është si një qiri: ai konsumon vetveten për t`ua ndriçuar rrugën të tjerëve.” – Anonime
” Mësuesi prek përjetësinë, ai kurrë nuk mund të thotë se ku përfundon influenca e tij.” – Henry Adams
” Ëndrra fillon me një mësues i cili beson në ju, i cili ju shtyn dhe ju shpie në një plato tjetër, nganjëherë ju ngacmon me një shkop të mprehtë të quajtur ‘ e vërteta ‘.”- Dan Rather
“ Arti më i lartë i mësuesit është të zgjojë gëzim në shprehje kreative dhe njohuri. “ – Albert Ajnshtajn
“ Mësuesi nuk guxon të jetë as libër që ecë, as kompilacion por njeri i arsimuar “ – Johan Friedrich Herbart
“ Personaliteti i edukatorit ( mësuesit ) është gjithcka në edukatë “ – Konstandin D. Ushinski
“ Shkolla vlen aq sa vlen arsimtari i saj “ – Fridrih Adolf Vilhelm Disterveg
“ Ai njeri që i bënë të lehta gjërat e vështira është vetëm mësuesi “ – Ralph Waldo Emerson
“ Mësues është ai që bënë të zhvillohen dy ide aty ku më parë zhvillohej vetëm një “ – Albert Ajnshtajn
“ Mësuesi është përhapësi i dritës “ – Luigj Gurakuqi
“ Profesorimi ( mësimdhënja ) është profesioni ndoshta më i cmuar, duke marrë parasysh se ky është ndoshta profesioni më i dobishëm për bashkësinë dhe ka ndikim më të madh në lumturinë e përbashkët “ – Etiene Cabe
“ Secila fjalë që flet mësuesi duhet të jetë mësim; secili hap që bënë ai duhet të jetë shembull i mirë “ – Jean-Baptiste de La Salle
“ Mësuesit më të mirë mësojnë nga zemra e jo nga libri “ – Anonime
“ Kur ju mësoni birin tuaj, ju mësoni djalin e djalit tuaj. “ – Talmudi
“ Mësuesi duhet të ketë autoritet maksimal dhe fuqi minimale “ – Tomas Szaz
“ Kush guxon të japi mësim kurrë nuk duhet të pushojë së mësuari. “ – John Cotton Dana
“ Mësuesi është ai që të hapë derën në të cilën ju duhet të hyni vet.” – Kineze

Ai që di shumë, beson pak.
Ai që ka parë dynjanë di të tregojë.
Ai që ka pësuar, di të mësojë.
Ai që lexon di, ai që lexon dhe vajton, di më
Ajo që dimë është sa një pikë ujë, ajo që nuk dimë është sa një oqean.
Arsyeja është mësuesi i të urtit.
Asgjë nuk bëhet me inat, por me punë e me dituri.
Atë që di njeriu, nuk është asgjë.
Bota ndritohet nga dielli, njeriu ndritohet nga dituria.
Budallai bën përherë prapësira.
Budallai beson çdo fjalë, i mënçuri mat çdo hap.
Budallai ka fat vetëm në përralla.
Budallai kujton se i di të gjitha.
Budallai nuk lodhet kurrë.
Budallai shkon përpara që ta shikojnë, i mençuri shkon pas që të shikojë.
Bukuria për një copë herë, dituria gjithë jetën.
Ç’ke në xhep ta marrin hop, ç’ke në tru s’ta marrin dot.
Çdo pësim e ka fitimin.
Çekanët e rëndë bien në kokën e madhe.
Dëgjo që të mësosh.
Dhashë mend me kile, mora mend me okë.