Uria emocionale, 12 arsye psikologjike pas dëshirës për të ngrënë
Edhe pse mund të dëshirojmë të humbasim peshë, jemi ne vetë të parët që pengojmë veten tonë në arritjen e qëllimit. Uria e emocionale, ndodh për shkak të çështjeve psikologjike dhe jo fiziologjike, dhe kjo është arsyeja pse 95% e dietave tona dështojnë. Amerikanët përcaktojnë “emocionale” ose “kompulsion emocional” nevojën për të ushqyer në mënyrë të detyrueshme për të kompensuar një mungesë emocionale.
“Ne nuk mund të humbim peshë dhe të kontrollojmë vetveten, sepse jemi emocionalisht të uritur “, thotë Dr. Roger Gould, psikiatër dhe psikoanalist amerikan, autor i librit “Shrink Yourself” dhe programin online për të zgjidhur problemin e urisë emocionale. Sipas Dr Gould, ne jemi të shtyrë drejt ushqimit si një mënyrë shfryrjeje për të mos u përballur me stresin, gjë që e bën dietën dhe vullnetin efektiv vetëm për periudha të shkurtra kohore.
Dr. Gould ka identifikuar 12 motivime të brendshme që veprojnë si shkak për marrjen kompulsive të ushqimit: njohja e asaj që ndjejmë më shumë mund të jetë hapi i parë në zgjidhjen e problemit.
Uri emocionale, 12 arsye psikologjike
Lloji 1: “Ushqimi është ‘biberoni’ im për të rriturit”. Nëse uria është manifestuar me shfaqjen e zemërimit, depresionit, ankthit, mërzitjes apo vetmisë, ju përdorni ushqimin për të lehtësuar dhimbjen që këto emocione të shkaktojë.

Tipi 2: “Unë mbrohem duke ngopur veten time”. Nëse reagoni me uri kur të tjerët argumentojnë me ju, përfitojnë prej nesh, na nënvlerësojnë ose na marrin për të mirëqenë, për të shmangur konfrontimin e drejtpërdrejtë ne hidhemi në ushqim.

Tipi 3: “Ushqimi, shoku im besnik”. Nëse keni nevojë për të ngrënë kur ndjeni tension në marrëdhënie të ngushta, ngopeni me ushqim që të mos ndjeni dhimbjen e refuzimit ose të zemërimit.

Tipi 4: “Kur përtypem, nuk mund ta dëgjoj zërin kritik të brendshëm”. Nëse ju keni tendencë të bëheni tepër kritik ndaj vetes, nëse ju etiketoni veten si “budalla”, “dembel” ose “humbës”, do filloni të ngopeni për të shtypur vetë-urrejtje.
Tipi 5: “Unë nuk kam dashuri, por kam ushqim”. Nëse uria aktivizohet sepse marrëdhëniet tona intime nuk plotësojnë disa nevoja themelore si besimi dhe siguria, ne përdorim ushqim për të mbyllur hendekun.

Lloji 6: “Ushqimi nuk mund të plotësojë pjesët që mungojnë në të kaluarën time”. Nëse po kompensoni privimet e përjetuara në fëmijëri, ju ngopeni për të harruar të kaluarën.
Lloji 7: “Mos më thuani se çfarë duhet të ha”. Nëse doni të pohoni pavarësinë tuaj, sepse nuk doni që dikush të tregojë se çfarë të bësh, ushqimin përdoret si një formë rebelimi.

Lloji 8: “Jam shumë i zënë në të ngrënë që të më dalë koha për të ndërmarrë një rrezik”. Nëse oreksi vihet në lojë kur ju jeni përballë sfidave të reja, ushqimi përdoret për të shmangur rritjen e veprimeve, ju hani për të mbrojtur veten nga frika e dështimit.
Lloji 9: “Dua çokollatën përpara dashurisë”. Ju mund ta bëni për të shmangur ballafaqimin me seksualitetin, duke qenë mbipeshë në mënyrë që të mos jeni ose të ndjeheni të dëshiruar, ose të shmangni intimitetin, pastaj hani për të parandaluar që të tjerët të jenë shumë afër.

Lloji 10: “E përdor trupin tim si fushë beteje”. Disa ngrënës emocionalë marrin ushqim si hakmarrje ndaj atyre që i kanë dëmtuar, shpesh në të kaluarën e largët. Ata përdorin trupat e tyre si fusha beteje për të përpunuar mëri të vjetra. Në këtë rast, ne vrapojmë drejt ushqimit ose si formë për hakmarrje ose për të kontrolluar zemërimin.

Lloji 11: “Unë nuk kam ndërmend të rritem” . Nëse hani që të ndiheni të lumtur si një fëmijë, atëherë ju e bëni këtë për të mos u përballur me sfidat e rritjes.

Lloji 12: “Unë kam frikë të jem i dobët”. Nëse hani shumë sepse, me vetëdije ose pa vetëdije, keni frikë nga humbja e peshës, ju e bëni këtë për të shmangur frikën e ndryshimit.

Është e rëndësishme të kuptohet se uria emocionale është pjesë e jetës së secilit. Adresimi i problemeve dhe shkaqeve që shkaktojnë do të thotë të jesh në gjendje të gjesh kënaqësi fizike dhe mendore. Përndryshe, rreziku është që uria emocionale të vazhdojë të rritet së bashku me belin, është prezent.