Një shkrim nga Dr. Manolita HIDA- Psikologe Klinike, Zhvillimi dhe Marrëdhëniesh

Është e vështirë të thuhet se kush sugjeroi se njerëzit të cilët vizatojnë dhe mënyra sesi ata vizatojnë zbulon lidhjet mbi personalitetin e tyre , edhe  pse ky vizatim mund të jetë  një skicë e thjeshtë e ardhur që prej kohës prehistorike në muret e një shpelle , apo puna e një mjeshtri të madh  , ose e një njeriu të thjeshtë  . Sido që të ketë qenë kjo ka ndodhur shumë kohë para se Florenc Goodenought (1886-1959) të prezantonte aplikimin e parë formal të vizatimit të figurës në psikologjinë vlerësuese në vitin 1926 .  Ai vendosi në këtë formë një matje të aftësive të zhvillimit intelektual  jo–verbal të fëmijëve . Goodenough (1926) , prezantoi testin e Vizatimit të Njeriut , në të cilin maturiteti mendor i fëmijëve matet nga sasia e detajeve të vizatuara në figurën që përfaqëson një njeri  . “Vizatimi i Njeriut” u rishikua më vonë nga Harris (1963) , i cili sugjeroi se kishte analogji midis vizatimit të figurës nga gratë dhe vetes së tyre , në lidhje vizatimin e figurës së një njeriu , dhe falë këtij zbulimi të bërë nga Harris testi i Goodenough u zgjerua dhe u standartizua më tej . Gjatë kohëve të fundit testi Goodenough-Harris u rishikua nga Naglieri (1988) për prezantimin e normave të vlerësimit në zhvillimin konjitiv në personat e moshës 5 deri 17 vjeç .

Të kuptuarit hapësinor tek fëmijët zhvillohet shumë më shpejt sesa kodet simbolike të inteligjencës së tyre gjuhësore ose logjiko-matematikore . Për këtë thuhet se fëmijët mund t’i lexojnë e kuptojnë figurat shumë më shpejt sesa mund të lexojnë e kuptojnë fjalët . Ka edhe të rritur që janë gjithashtu të dobët nga inteligjenca e tyre pamore . Duke u gjendur përpara një problemi ne priremi ta shprehim atë ose me fjalë ose me figura përmes përmasave të caktuara hapësinore .

Fëmijët kanë nevojë për informaionin pamor pasi një pjesë e madhe e informacionit që duhet përpunuar është i llojit pamor dhe ai mund të shprehet përmes fjalës së shkruar , përmes numurave , figurave , përmes pikturave , modeleve , shenjave dhe simboleve të ndryshme . 

“Vizatimi i Njeriut” u përdor për vlerësimin e personalitetit nga Karen Machover (1902-1996) , e cila në vitin 1948 prezantoi nocionin se vizatimi i figurës së qënieve njerëzore kthehej në një rrugë simbolike ku shpreheshin aspektet të cilat nënvizonin nevojat , zakonet , konfliktet dhe shqetësimet .

Disa nga personat krijues , qofshin këta edhe të talentuar apo gjeni ,  mund të mos jenë persona të shëndetshëm psikologjikisht . Dhe kjo është mëse e vërtetë . Lidhja midis gjenisë dhe anormalitetit tek individë të veçantë , lidhja midis krijimtarisë dhe rasteve të shfaqie së marrëzisë së tyre , si problem doli në dritë nga Lambross C.(1864), i cili tregoi se Çelini (Cellini) , Gëte (Goethe) , Taso (Tasso) , Njutoni (Neëton) dhe  Ruso (Roussean) ishin bërë objekte sulmesh për anormalitete të shfaqura gjatë veprimtarisë së tyre krijuese . Vlerësimi i një fakti të tillë në atë kohë bëri që disa studiues të arrinin në përfundime ekstreme , duke theksuar se krijimtaria dhe vet gjenialiteti s’ishin gjë tjetër veçse shprehje të psikozave gjeneruese . Më vonë , raste të kësaj natyre u vunë re edhe tek individualitete të tjera krijuesish si tek Niçe (Nietzsche) , Vagner , Van Gog (Gogh,V), Bajron etj . Duke marrë shkas nga këto fakte , mjaft studiues , si Holderin dhe Sëedenborg , përmes analizave dhe vlerësimeve të tyre arrijnë arrijnë të theksojnë se shpirti krijues i artistit , megjithëse i kushtëzuar nga zhvillimi i një sëmundjeje është përtej kundërshtisë midis normales dhe anormales . Ai mund të jetë prezantuar metaforikisht si perla që lind nga defekti i guaskës . Ashtu siç nuk mendohet për sëmundjen e guaskës kur admirojmë perlën , po ashtu përballë forcës jetësore të një vepre arti nuk mendojmë për skizofreninë që ndoshta ishte kushti i lindjes së saj . 

Në një këndvështrim të tillë shihet edhe raporti midis krijimarisë dhe perversitetit nga disa studiues , të cilët , duke marrë shkas nga ideja e Frojdit , sipas të cilës krijimtaria është perversitet me rrënjë në stadin progenitiv të evolucionit psikik të individit . Sipas tyre , perversiteti dhe krijimtaria jetojnë vërtet nën një rregjim me kah të dyfishtë . Nga njëra anë , krijuesi përpiqet të rinjohë realitetin dhe nga ana tjetër , përpiqet ta mohojë atë . Në këtë mënyrë ,  bota krijuese për Frojdin mbetet kurdoherë një botë katarsisi që lind për të kaluar çdo gjendje të tensionit psikik . Nga ky model vlerësimi frymëzohet edhe teoria kleiniane sipsa të cilës , aktiviteti krijues mund të jetë i tipit depresiv dhe prandaj ai shprehet si një tentativë e përpjekjeve të brendësuara  për rregullimin e fantazive shkatërruese të tipit skizoid . Këto fantazi janë analoge me vetë mekanizmat e formimit të produkteve  apo të krijimeve me natyrë delirante që vihen re tek individët që janë skizofrenë . Sigurisht , duhet thënë se këto spiegime nuk arrijnë të sqarojnë se përse jo të gjitha manifestimet e pavetëdijes janë krijuese , por vetëm disa prej tyre mund të rasformohen në vepra arti që kuptohen në dhe vlerësohen nga kolektivi në përgjithësi .

Jung duke refuzuar lidhjen krijimtari – neurozë , thekson se për t’i dhënë veprës atë që duhet është e nevojshme që psikologjia analitike të përjashtojë krejtësisht çdo paragjykim të karakterit mjeksor , sepse vepra e artit nuk është një sëmundje dhe prandaj kërkon një orientim krejtësisht të ndyshëm . Orientimi ekskluziv drejt faktorëve personalë është absolutisht i asimilueshëm për veprën e artit , sepse këtu nuk flitet për qënie njerëzore , por për një prodhim që shkon përtej individit . 

Siç u tha dhe më sipër , një numër jo i vogël krijuesish në fusha të ndryshme kanë shfaqur simptoma të disa sëmundjeve psikike , shfaqie të depresioneve shpirtërore , vuajtjeve haluçinative e plot sjellje të devijuara apo çrregullime të tjera të personalitetit të tyre . Të gjitha këto , nuk duhen marrë si tregues paraprakë të një imagjinate apo të një fantazie të zhvilluar . Për më tepër , kjo gjë nuk duhet të çojë në përfundimin se shfaqie të kësaj natyre janë të domosdoshme për proçesin krijues në përgjithësi .        

Machover  besonte se për të gjithë personat e të gjithë moshave dhe jo vetëm fëmijë , kuptime sinjifikative mund mund t’i bashkangjiteshin strukturave të vizatimit (psh.: vendi ku figurat janë vendosur në fletë) si dhe mënyra sesi disa pjesë të trupit janë vizatuar (p.sh.: një kokë e madhe në disproporcion me pjesët e tjera) . Gjithsesi përqasja e Machover’s me interpretimin e “vizato një njeri” konsistoi në hipoteza cilësore në përqëndrimin mbi domethënien simbolike e karkteristikave të figurave të vizatuara  , e ndjekur nga zhvillimi i cili u fokusua më kryesisht në në bërjen e këtij instrumenti  të përdorshëm në vlerësimin e njerëzve të rinj  i cili mundësoi skema cilësore për instrumentin . Gjithashtu u bë e njohur një formulim prej 30 indikatorësh specifik të shqetësimeve emocionale (Koppitz,1968) si dhe ndërtimi i  “Proçedurës së bërtitjes për shqetësime Emocionale -PBSHE” ;(Naglieri, McNeish, & Bardos , 1991). Testi i Vizato një njeri dhe PBSHE janë një derivacion dhe një sistem normal i bazuar 55 tema kryesore dhe merret si një test për klasifikimin e njerëzve në moshë të re nga 6 deri 17 vjeç duke respektuar zakonet pëlqimore të tyre për të  rregulluar vështirësitë të cilat kërkojnë vlërësime të mëtejshme .

Interes i veçantë në vlerësimin e të rinjve u reflektua në disa variacione të tjera të metodës origjinale të Goodenough , dy prej të cilave janë bërë gjerësisht të përdorura . Njëra prej tyre është testi Shtëpi-Pemë-Njeri(ShPNj) i ndarë nga Buck(1948) , në të cilin fëmijëvë u kërkohet të vizatojnë një shtëpi , një pemë gjithashtu edhe një njeri , në pritshmëri se vizatimi të tre objekteve siguron një përfaqësim simbolik të aspekteve të rëndësishme në botën e të riut  . Tjetri është vizatimi kinetik i familjes (VKF) i formalizuar nga Burns dhe Kaufman (1970) , në të cilën personat instrukturohen të bëjnë një vizatim të familjes së tyre, përfshirë edhe veten e tyre , duke bërë diçka .

 

Gjithashtu është një proçedurë e zakonshme e sugjeruar nga Machover ku personat që kanë vizatuar të ndërtojnë një histori rreth asaj ç’farë kanë vizatuar në fletë ose tu përgjigjen pyetjeve specifike të drejtuara atyre , si p.sh.: si është ky person , me ç’farë ngjason ? . Kur përdoret kjo proçedurë , vizatimi figurave merr disa prej karakteristikave të teknikës  pikturë – histori , dhe , si në historitë me vizatim , pavarësisht përpjekjeve për cilësi ato interpretohen  në praktikë me anë të teknikës së inspeksionit në të cilat karakteristikat e personalitetit janë të ndërthurura parësisht nga përshtypjet personale edhe ato pjesë të cilat duken të pazakonta ose të çuditshme . Si pasojë , vizatimi i figurës mbetet një test i cili ende nuk ka arritur shkallën e mjaftueshme të objektivitetit por që ka mbetur një metodë shumë popullore pavarësisht faktit se ka këto mangësi në matjet psikometrike (Handler , 1995 ).

Këto metoda ndonëse kritikohen për subjektivizëm mbeten në disa raste pika kyçe jo vetëm në vlerësimin psikologjik por edhe në marrdhëniet terapeutike apo ato sociale.