
Në rishikim e disavantazheve kulturore në ekonomi, Hess (1970) citoi se “pafuqishmëria është një nga problemet kryesore të varfërisë”. Ajo limiton aftësinë e të varfërve që të kenë kontroll mbi jetën e tyre dhe të kryejnë ndryshime brenda komunitetit të tyre, dhe se krijon varësi mbi shoqërinë dhe mbi fatin. Varfëria ofron pak burime me të cilat të përballen ndaj fatkeqësive dhe të kufizojnë zonën e alternativave për veprim. Marrëdhënia e tyre tenton të strukturohet në terma të fuqisë. Statusi i tyre i ulët dhe paaftësia për të komanduar jetët e tyre lë vend për vetëvlërësim të ulët dhe ndjenjë të papërshatshmërisë dhe pasivitet.
Në përgjithësi, në familjet e disaavantazhuara në të cilat mbretëron varfëria, gjendet më tepër sesa mosmarrëveshje dhe përçarje: prindër të vetëm ose situata me shumë baballarë; neglizhimi i fëmijëve; abuzime të mundshme; kujdestarë të ndryshëm; ekspozimi ndaj krimit, drogës, alkolit; nivele të ulëta të arritjeve të prindërve në edukim; mungesa e roleve edukuese lidhur me edukimin dhe me pasojë motivim të ulët mbi suksesin akademik; ushqyerje e varfër; modele të përgjithëshme çorganizuese brenda shtëpisë; depresion dhe çinkurajim nga nëna; sëmundje fizike; familje numerikisht e madhe dhe mungesë i stimulimit të përshtatshëm dhe të duhur përgjatë moshave kritike dhe të feedback-ut. Këto familje karakterizohen nga modele stimuluese vizuale të cilat mungojnë, ose nëse janë prezente nuk janë brenda vizionit. Nuk ka variacion në ambjent apo lodra të përshtatshme për të luajtur. Nuk ka asgjë për të eksploruar dhe zbuluar. Më e rëndësishmja, gjithsesi, është se nuk ka përgjigje ndaj ndryshimeve individuale, pak tolereancë individuale ndaj stimulimit, dhe fedback të papërshtatshëm nga pjesëtarët e tjerë. Përgjigjshmëria ndaj nevojave të fëmijës është e vogël.
PROGRAMET EDUKUESE
Një studim 5-vjeçar mbi fëmijët me nevoja të veçanta në edukim gjeti se më shumë se 1/3 e fëmijëve të cilët marrin shërbime në programet e edukimit special janë të varfër, ndërsa më shumë se 1/3 e tyre kanë nëna të cilat nuk kanë përfunduar shkollën e lartë. Programet mbi edukimin special mund të përfshijnë klasa mbi çrregullimet emocionale dhe klasa mbi prapambetjet mendore dhe programe mbi përmirësimin e çrregullimeve gjuhësore.
Janë kryer katër përqasje në përpjekje për të mbushur nevojat në edukim të fëmijëve dhe familjeve të cilat jetojnë në varfëri:
- Modifikimi i tre viteve të para të jetës në Head Start dhe në programe të tjera më të hershme të edukimit dhe në vazhdimin e këtyre shërbimeve në programet parashkollore edukuese për fëmijët 3 deri në 5 vjeç.
- Identifikimi jo më vonë se në vitet e kopështit, të fëmijëve për të cilët është parashikuar dështimi akademik dhe sigurimi i riparimit të përshtatshëm dhe të mjaftueshëm.
- Modifikimi i kurrikulave në gradat fillestare për të siguruar një gjuhë të përshtatshme me të cilën fëmija paraqitet në shkollë.
- Modifikimi i boshllëkut kulturor midis shkollës dhe familjes në vitet e para qoftë në rini por edhe në moshë më të madhe.
Janë zhvilluar programe të ndryshme nën besimin se stimulimi i pamjaftueshëm ose i papërshatshëm ndikon në zona specifike të trurit në periudha kritikenë të cilin zhvillimi biologjik ka qenë optimal për arritjen e atij funksioni. Sikundër kemi parë nga kërkimet funksioni më vulnerabël dhe më i prekshëm nga stimulimi i pamjaftueshëm apo i papërshtatshëm është gjuha. Kushtet e varfërisë, modelet e të shqiptuarit dhe gjuha me të cilat gjendet në kontakt fëmija , edukimi i varfër i nënës së fëmijës, prindërimi i vetëm, ndryshimi i vazhdueshëm i kujdestarëve, ekspozimi ndaj tingujve kaotikë të TV ose CD, e lënë fëmijën pa një stimulim të mjaftueshëm i cili të zmadhojë substratin e zhvillimit biologjik të gjuhës.

PROGRAMET PARANDALUESE
Programet parandaluese përfshijnë tre komponentë thelbësorë:
- Identifikim i besueshëm dhe i vlefshëm i fëmijës, jo më vonë se mosha pesë ose 6 vjeçare, në kopësht ose në klasë të parë, për të cilin parashikohet se do të dështojë në të nxënë.
- Vlerësimi i këtyre fëmijëve
- Realizimi i një ndërhyrjeje të suksesshme në mënyrë që ata të mos përballen me dështimin

PROGRAME TË CILAT MODIFIKOJNË MJEDISIN SOCIAL TË SHKOLLAVE
Comer (1988) “Kontrasti midis përvojës së një fëmijë në shkollë dhe në shtëpi prek zhvillimin psikologjik të fëmijës dhe kjo si pasojë modelon arritjet akademike… dështimi për të bërë urëkalimin e boshllëkut që gjendet midis shtëpisë dhe shkollës mund të çojë zanafillën e arritjeve akademike të dobëta .” këto qëndrime, vlera, besime të familjes dhe të rrjetit social prekin zhvillimin e të mësuarit social, emocional, moral, vlerave konjitive tek fëmija dhe vlerave kritike. Siç u diskutua edhe më parë, fëmija I një familje të zezë mund ta ketë zët rrjedhën e përgjithëshme sesi shkojnë gjërat në një shkollë të bardhësh si dhe vlerat që ajo përmban; prindërit nga ana tjetër të zemëruar ose në mënyrë mbrojtëse shmangin gjithashtu stafin e shkollës. Kështu krijohet një problem qëndror, korigjimi I të cilit do të ndalej në keqdrejtimin sociokulturor midis shtëpisë dhe shkollës, mosbesimit reciprok midis shkollës dhe shtëpisë.
INTEGRIMI I SISTEMIT SOCIAL, EDUKATIV DHE SHËNDETËSOR
Në qëndër të sisitemit të këtij programi gjenden tri principe:
- Nevojat dhe preferencat e fëmijës dhe familjes së tij përfshihen në zgjedhjen e shërbimeve të ofruara.
- Shërbimet bazohen tek komuniteti, dhe menaxhimi i tyre ngrihet mbi bashkëpunimin e agjensive të ndryshme.
- Shërbimet e ofruara, agjensitë pjesëmarrëse, dhe programet gjeneruese janë përgjegjëse dhe të ndjeshme ndaj kontekstit kulturor dhe karakteristikave të tjera të popullsisë ndaj të cilës ofrohen shërbimet.
Agjensitë dhe sistemi duhet të bashkëpunojnë sëbashku me familjet pjesëmarrëse në marrjen e vendimeve.
QËLLIMET DHE OBJEKTIVAT E PROGRAMIT THINK (The Tampa Hillsborough Integrated Network for Kids, THINK).
QËLLIMI I: Të implementojë një sistem kujdesi të organizuar bazuar në komunitet, të cilat janë të integruara në shpërndarjen dhe financimin e sistemeve për fëmijë dhe adoleshentë me shqetësime të mëdha emocionale si dhe në përfshirjen e familjeve të tyre.
OBJEKTIVI 1.1. Boshllëqe sa më të vogla në shërbime, rritja e kapaciteteve të shërbimeve veçanërisht për menaxhimin e rasteve; ofrimin e shërbimeve mbështetëse dhe jo tradicionale; rritja e shërbimit ndaj popullatave dhe zonave gjeografike të padëshiruara.
OBJEKTIVI 1. 2. Sigurimi I përfshirjes dhe bashkëpunimit të plotë të familjeve në planifikimin, implementimin, vlerësimin dhe avokatimin mbi sistemin e kujdesit dhe mbi kujdesin e fëmijëve të tyre.
OBJEKTIVI 1. 3. Garantimi në lidhje me kompetencat sociale të sistemit të kujdesit duke ofruar mundësi për pjesëmarrje kuptimplotë në program nga përfaqësia e minoriteteve dhe komuniteteve rurale.
OBJEKTIVI 1. 4. Zgjerimi dhe plotësimi i shërbimeve ekzistuese shpërndarja direkte e këtyre shërbimeve për të rritur mirëqenien dhe shëndetin me struktura efektive për të menaxhuar planifikimin e shërbimeve dhe proçesin e shpërndarjes si dhe përfshirjen e plotë të familjeve.
OBJEKTIVI 1. 5. Zhvillimi i një shërbimi të sistemit të shpërndarjes i cili konsolidon target groupin.
OBJEKTIVI 1.6. Krijon një system të vetëm kujdesi i cili do të mbahet financiarisht nëpërmjet bashkëpunimit dhe integrimit të fondeve dhe investimeve nga shteti dhe/ose komuniteti bazuar tek fëmija dhe agjensitë që shërbejnë familjet.
QËLLIMI II. Plotësimi i vlerësimit sipas THINK, përfshirë studiemt përshkruese dhe longitudionale dhe çdo të dhënë tjetër të kërkuar për vlerësim. Kryej vlerësime të pjesshme për të informuar mbi drejtimet e ardhshme.
OBJEKTIVI 2.1. Siguro të dhëna për vlerësimin multi kombëtar.
OBJEKTIVI 2.2. Udhëhiq vlerësime të ndryshme specifike ne zona si shkolla, ose projekte të tjera pasi janë fituar fondet.
QËLLIMI 3. Udhëhiq një fushatë komunikuese për tu afirmuar si dhe angazhime locale për të mbajtur programet.
OBJEKTIVI 3.1. Rrit informimin në komunitet në lidhje me nevojat dhe të mirat e përfituara nga shërbimet e kujdesit shëndetësor.
OBJEKTIVI 3.2. Shpërnda informacion rreth kostove efektive të sistemit të shërbimeve të kujdesit ndaj administratorëve dhe zyrtarëve të zgjedhur në nivel zyrtar dhe lokal.